Për shkak të një avarie të ndodhur gjatë punimeve për dislokimin e gypit FI 300 në rrugën “Mizahir Isma”, disa zona të Komunës së Rahovecit po përballen me reduktime në furnizimin me ujë të pijshëm.
Sipas njoftimit të KRU “Gjakova” këto reduktime kanë prekur Zonën 2, Zonën 3, disa lagje të Zonës 1, si dhe fshatin Brestovc të Komunës së Rahovecit.
Në njoftimin e bërë nga KRU “Gjakova” bëhet e ditur që ekipet teknike ndodhen në terren dhe janë duke punuar për sanimin e defektit dhe rikthimin e ujit të pijes sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Tutje KRU “Gjakova” ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, duke theksuar përkushtimin e saj për zgjidhjen e situatës dhe minimizimin e ndikimit tek konsumatorët.