KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Punëtorët e sigurimit në QKUK hyjnë në grevë nga e premtja – kërkojnë zgjidhje për ndërprerjen e kontratave
Lajme

Punëtorët e sigurimit në QKUK hyjnë në grevë nga e premtja – kërkojnë zgjidhje për ndërprerjen e kontratave

Kosova News
Kosova News 14:36 -10/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka njoftuar se punëtorët e sigurisë në QKUK do të hyjnë në grevë nga e premtja në orën 10:00, pas dështimit të zgjidhjes së çështjes së ndërprerjes së kontratave për rreth 300 punëtorë të sigurisë.

Kjo u bë e ditur pas takimit që Azemi pati të enjten me drejtorin e QKUK-së, Osman Hajdari.

“Ne kemi shtjerrur gjitha mundësitë dhe kemi dhënë aspektin e dialogut prioritet. Po shihet që nga dita e parë që ky problem mund të zgjidhet brenda dy ore, maksimumi brenda tri ditëve. Sot jemi prapë në fazën zero sepse secili shijon që të gjuaj topin te pala tjetër. Neve nuk na ka mbet asgjë tjetër, paralajmërimin për grevë e kemi dhënë që dhe zyrtarisht. Po edhe të na kishin thënë që pasnesër do të ktheheni në punë, ne nuk do të tërhiqeshim dhe greva fillon nesër nga ora 10:00”, tha Azemi.

Ai theksoi se zvarritja e procesit vjen për shkak të keqpërdorimeve nga palë të ndryshme dhe mungesës së vullnetit për zgjidhje.

“Për shkak të keqpërdorimeve që janë bërë nga palët që ne nuk e dimë, Komisionet Ekonomike kanë hyrë dhe janë duke u marrë sot me këtë proces dhe sigurisht ata do të vijnë në një përfundim. Edhe nga ta sot kemi kërkuar: a jeni të gatshëm me shpjegu se kur mund të përfundojë ky proces? E kam thënë se po të jetë dëshira dhe vullneti ky proces mund të përfundojë brenda tri dite. Ata kanë kërkuar që ne së paku deri të martën të tërhiqemi nga greva, por kërkesë e punëtorëve është që të hyhet në grevë nga nesër. Do të jemi në grevë dhe sigurisht se opinioni do ta shohë se deri ku kemi shkuar,” u shpreh ai.

Sipas Azemit, përgjegjësia po bartet në mënyrë të papërgjegjshme nga një institucion te tjetri, ndërkohë që punëtorët mbesin pa kontrata.

“Kemi biseduar me KRPP, ku thonë nuk është topi te ne, me OSHPE kanë thënë nuk është topi te ne, është thënë se është te drejtori i QKUK-së, ky po thotë tani nuk është problem i imi, dhe është bartë te SHSKUK. SHSKUK me dashtë me pas vullnetin e mirë, mos me pas bindje për cilen kompani me votu, mund ta zgjidhë problemin që të hënën të fillojnë punën,” tha ai.

Edhe përfaqësues të tjerë të punëtorëve shprehën mbështetjen për grevën, duke theksuar se nuk do të ndalen pa marrë një zgjidhje të qartë.

Kryetari i Shoqatës së Sigurimit të QKUK-së, Hakif Syla, tha se punëtorët janë të vendosur të mos ndalen deri në një zgjidhje konkrete dhe të garantuar, raporton eo.

“Edhe ne jemi të pajtimit që me të gjithë punëtorët, të mbajmë grevë deri sa të na kthehet një dokument pozitiv që punëtorët të fillojnë punën”, tha ai.

Ndërsa Xhemajl Bajrami, njëri nga punëtorët e sigurisë në QKUK, tha se nga kjo situatë janë prekur 300 pumëtor.

“Prej që na kanë privatizu këtu marrin rroga gati 300 veta. Punëtorë janë afërsisht 280 deri në 300, se këtu edhe bartës që në emër të punëtorëve të sigurisë që punojnë janë bartës të emergjencës”, tha ai.

Punëtorët e sigurisë në QKUK javëve të kaluara kanë mbajtur edhe protesta, duke kërkuar garanci nga drejtoria e SHSKUK-së për kushte më të mira pune dhe rikthimin e menaxhimit të tyre nën QKUK.

Gjithashtu lexoni:

Avokati Berisha thotë se Agon Zejnullahu nuk është ngufatur nga policia

Drejtoresha e BIRN-it, Jeta Xharra, inicon padi për shpifje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj

Prokuroria Speciale konfirmon raportin e KosovaNews se po hetohet kontrata për urat e reja mbi Ibër

Kurti fton Bosch Rexroth të investojë në Kosovë: “Jemi qendër digjitale e rajonit”

Aksident fatal në Sekiraçë të Podujevës: Përplasen traktor dhe veturë, humb jetën një person

Kosova News 10/07/2025 10/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
broken clouds
14° _ 12°
71%
4 km/h
Thu
24 °C
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
33 °C

Lajmet e Fundit

Avokati Berisha thotë se Agon Zejnullahu nuk është ngufatur nga policia
21:15 -10/07/2025
Drejtoresha e BIRN-it, Jeta Xharra, inicon padi për shpifje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj
20:38 -10/07/2025
Meta kërkon në Kushtetuese lirimin nga burgu
20:18 -10/07/2025
Prokuroria Speciale konfirmon raportin e KosovaNews se po hetohet kontrata për urat e reja mbi Ibër
19:36 -10/07/2025
Rama: Shqipëria është vend i vogël, por e gatshme të ndihmojë Ukrainën
19:22 -10/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?