Punëtorët e Kompanisë rajonale të mbeturinave “Pastrimi” nisnë grevën e para ndërtesës së Komunës së Prishtinës.
Ka disa ditë që ndërmarrja “Pastrimi” nuk po i grumbullon mbeturinat dhe sipas kësaj ndërmarrjeje është e detyruar ta ndërpresë shërbimin, për shkak të mospagesës së borxhit prej 2.7 milionë eurosh nga Komuna.
Faruk Deçani, një grevist, tha se kërkesa tona janë rrogat dhe kushtet më të mira.
“Menaxhimi me qenë i mirë, të kemi naftë. Sot jemi thes i shterrur. Jemi lodhur. Jemi në shërbim. Pikë së pari: pastërtia është shëndeti dhe kur nuk ka pastërti nuk ka as shëndet”, tha ai.
Nga ana tjetër, Komuna ka mohuar borxhin ndaj ndërmarrjes Pastërtia dhe ka akuzuar ndërmarrjen për sabotazh.
Ndërkohë, kryeqyteti është mbushur bërllok dhe është alarmuar për rreziqe shëndetësore, ndërsa Prokuroria është aktivizuar për të grumbulluar informata për situatën.
Më parë, në njoftimin e Shoqatës Sindikale të “Pastrimit” për grevën thuhej se qëllimi i saj ështëshprehja e pakënaqësisë dhe kërkesës për zgjidhje emergjente ndaj situatës së rëndë financiare kuështë futur ndërmarrja, “si pasojë e mosshlyerjes së obligimeve financiare nga Komuna”.
“Formati i tubimit: Pjesëmarrës: rreth 300 punëtorë dhe të punësuar të KRM “Pastrimi”;
Vendndodhja: përreth objektit të Komunës së Prishtinës, me qëndrim të vazhdueshëm; Do të përdoren rreth 20 kamionë, të cilët do të parkohen në mënyrë të rregullt dhe pa bllokuar rrugët emergjente;
Greva do të jetë paqësore, pa ndërhyrje në veprimtarinë e organeve publike, dhe në koordinim me autoritetet policore”, thuhej në njoftim