Një zjarr i madh shpërtheu në një ndërtesë shumëkatëshe në Reading, Britani, me pamje dramatike që tregonin një punëtor duke u shpëtuar nga një vinç.
Videoja e postuar në rrjetet sociale tregon zjarrin në një kantier ndërtimi, me një punëtor të bllokuar në çatinë e ndërtesës, i rrethuar nga flakët dhe tym i dendur i zi në qendër të qytetit. Një arkë e bardhë ulet nga vinçi drejt punëtorit, i cili futet në të.
Një punëtor shpëtohet me vinç pasi një zjarr i madh shpërtheu në një ndërtesë shumëkatëshe në Reading.
Një turmë njerëzish mund të shihet duke parë me tmerr ndërsa zjarrfikësit punojnë për të shuar flakët. Sipas Sky News, dy persona u dërguan në spital për shkak të thithjes së tymit pas zjarrit të madh në kantierin e Station Hill.
Redwood Consulting tha se vendi ishte evakuuar: Ne aktivizuam menjëherë planet tona të emergjencës nga zjarri, agjencitë përkatëse u njoftuan dhe janë aktualisht në vendngjarje,” tha në një deklaratë. “Siguria e atyre që janë në terren dhe e publikut të gjerë është gjithmonë prioriteti ynë i parë dhe si rezultat vendi është evakuuar.”


