KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Publikohet raporti që pasqyron transparencën e komunave, këto nëntë komuna marrin pikë maksimale
Lajme

Publikohet raporti që pasqyron transparencën e komunave, këto nëntë komuna marrin pikë maksimale

Kosova News
Kosova News 12:07 -29/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot, instituti GAP ka publikuar raportin “Indeksi i transparencës buxhetore të komunave 2024”, i cili vlerëson nivelin e transparencës buxhetore në 38 komunat e Kosovës.

Në vitin 2024, numri i komunave që kanë arritur pikët maksimale në indeksin e transparencës buxhetore ka qenë më i larti që prej vitit 2017, kur edhe instituti GAP ka filluar vlerësimin sistematik të transparencës buxhetore në nivel lokal.

Gjithsej, 22 nga 38 komuna kaluan mesataren prej 61 pikëve. Nëntë prej tyre arritën 100 pikët maksimale, përkatësisht komunat të Kaçanikut, Klinës, Lipjanit, Mitrovicës së Jugut, Prizrenit, Rahovecit, Shtimes, Skënderajt dhe Vushtrrisë. Komuna e Drenasit, Hanit të Elezit dhe Podujevës kanë treguar gjithashtu një nivel të lartë të transparencës buxhetore, secila me 95 pikë. Në këto raste, mungesa e një dokumenti në formatin e kërkuar ka ndikuar që të mos merret maksimumi i pikëve.

Gjatë vitit 2024 janë publikuar 227 dokumente buxhetore në faqet zyrtare të komunave, përfshirë raporte financiare, rregullore për ndarjen e subvencioneve dhe lista të përfituesve. Dokumentet më të publikuara ishin Korniza Afatmesme Buxhetore (KAB) dhe raportet financiare për vitin 2024. Sipas të dhënave të mbledhura, 32 komuna kanë organizuar së paku 123 dëgjime buxhetore në total, ndërsa gjashtë të tjera nuk kanë organizuar asnjë dëgjim buxhetor gjatë vitit 2024. Më konkretisht, 28 komuna kanë mbajtur të paktën katër dëgjime. Ndër dokumentet më pak të publikuara mbetet kartela analitike e kontos, e cila është bërë publike vetëm nga 16 komuna në ueb-faqet zyrtare të tyre dhe nga dy komuna është dërguar përmes kërkesës me email. Megjithatë, ky është një përmirësim krahasuar me vitin 2023.

Përmirësim të theksuar ka shënuar Komuna e Mitrovicës së Veriut, me një ngritje prej 46 pikësh dhe shtatë vendeve në renditje, ndërsa Komuna e Vitisë ka grumbulluar 90 pikë, apo 45 më shumë se një vit më parë. Në anën tjetër, disa komuna kanë shënuar rënie të ndjeshme, si Ferizaj (-47.5 pikë), Obiliqi dhe Malisheva (-25), Gjakova (-20) dhe Suhareka (-10).

Komunat Zubin-Potok dhe Zveçan vazhdojnë të mos publikojnë asnjë dokument buxhetor dhe mbesin ndër komunat më jotransparente në nivel lokal.

Ky raport tregon një përparim të rëndësishëm në transparencën buxhetore në nivel vendi, por, thekson nevojën për standardizim të formateve të publikimit dhe për forcim të mekanzimave të qëndrueshëm llogaridhënës në të gjitha komunat.

Gjithashtu lexoni:

Kandiq: Deklaratat e ministres serbe tregojnë se ideologjia e spastrimit etnik nuk ka vdekur

MBPZhR: Nuk kemi premtuar publikimin e analizave më 13 korrik

Ministria e Sportit dhe Rinisë ndan afro 400 mijë euro për bileta aeroplani

Mot i ndryshueshëm me temperatura deri në 30°C

Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd

Kosova News 29/07/2025 29/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?