KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Publikohet Raporti për Kosovën: Marrëveshja me Serbinë urgjente
Politikë

Publikohet Raporti për Kosovën: Marrëveshja me Serbinë urgjente

Kosova News
Kosova News 16:04 -12/10/2022
Shpërndaje
Flags of Kosovo and the European Union Divided Diagonally - 3D Render of the Kosovan Flag and EU Flag with Silky Texture
Shpërndaje

Komisioni Evropian ka publikuar Raportin për Kosovën për vitin 2022. Në të, në gjetjet kryesore është kritikuar Kuvendi i Kosovës për menaxhim të dobët të agjendës legjislative ndërsa për dialogun me Serbinë është vlerësuar se në dialogun me Serbinë duhet të tregohet më shumë konstruktivitet e se marrëveshja gjithëpërfshirëse ligjërisht e obligueshme është urgjente e kyçe për t’ua mundësuar dy shteteve avancimin në rrugën drejt Evropës.

Periudha e raportimit, siç ka thënë Komisioni, përputhet me vitin e parë të plotë të qeverisjes së Vetëvendosje.

Nga Komisioni është thënë se puna e Kuvendit të Kosovës mbetet e ndikuar negativisht nga një atmosferë e polarizuar politike dhe vështirësi në arritjen e kuorumit vendimmarrës.

“Kosova gëzon stabilitet politik, ku Qeveria ka një shumicë solide në Kuvend. Puna e Kuvendit vazhdon të ndikohet negativisht nga atmosfera polarizuese politike dhe vështirësitë për të arritur një kuorum vendimmarrës, ndonëse Qeveria ka një shumicë të fortë. Kjo është pjesërisht për shkak të menaxhimit të dobët të agjendës legjislative nga ana e shumicës, por edhe për shkak se anëtarët e opozitës në Kuvend kanë abstenuar nga votimi për të penguar miratimin e ligjeve”, thuhet në raport.

- Reklamë -

Sa i përket zgjedhjeve komunale të vitit 2021, është thënë se kanë qenë mirë të organizuara, transparente dhe konkurruese.

“Procesi zgjedhor në Kosovë ende ka nevojë për një fuqizim gjithëpërfshirës për t’i adresuar dobësitë e kahershme gjatë ciklit elektoral, siç janë identifikuar nga misionet e BE-së për vëzhgim të zgjedhjeve që nga viti 2014”, thuhet në raport.

Sa i përket situatës në veri të Kosovës është quajtur sfiduese.

“Situata në veri të Kosovës mbetet sfiduese, veçanërisht sa i përket korrupsionit, krimit të organizuar, dhe kushteve për liri të shprehjes”, thuhet në raport.

Është vlerësuar se ka përgatitje në fushën e reformave të administratës publike, por përparim të kufizuar në këtë zonë.

“Veçanërisht, disa hapa kyç pozitivë u ndërmorën duke zhvilluar strategji gjithëpërfshirëse për reformën në administratën publike dhe po ashtu për menaxhimin e financave publike për vitin 2022-2026, duke miratuar legjislacionin për të vazhduar me valën e parë të riorganizimit të agjencive publike dhe duke nisur zhvillimin e një ligji të ri të pagave. Ka pasur pak progres në zbatimin e kornizës ekzistuese legjislative për reformën e administratës publike”, thuhet në raport.

Sa i përket drejtësisë, është thënë se ka njëfarë progresi, porse në përgjithësi administrimi i drejtësisë vazhdon të jetë i ngadaltë, joefikas dhe i cenueshëm ndaj ndikimeve të panevojshme.

“Janë marrë hapa për të filluar së implementuar strategjinë e sundimit të ligjit dhe për të reformuar kornizën legjislative që rregullon sistemin prokurorial duke amandamentuar Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Reforma në drejtësi duhet të adresuar para së gjithash duke përmirësuar implementimin e mjeteve ekzistuese për të ruajtur integritetin, pavarësinë dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor. Angazhimi i Qeverisë për të zbatuar plotësisht opinionin e Komisionit të Venecias për koncept-dokumentimin për vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, në bashkëpunim me BE-në, është i mirëpritur”, thuhet në raportin.

Për dialogun me Serbinë, raporti përmend marrëveshjen për energjinë e atë për letërnjoftimet. Është kërkuar konstruktivitet më i madh nga Kosova.

“Dialogu i lehtësuar nga BE-ja në normalizimin e raporteve me Serbinë ka vazhduar me takime të rregullta mujore në nivel të shefave të ekipeve negociatore dhe në nivel të lartë në takimin më 18 gusht 2022. Palët miratuan një Udhërrëfyes për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në qershor të 2022-s dhe u pajtuan për udhëtimin vetëm me letërnjoftime në mes të Kosovës dhe Serbisë, në gusht 2022. Kosovës i nevojitet të angazhohet më konstruktivisht dhe të bëjë përpjekje të mëtejme thelbësore në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të së kaluarës dhe të kontribuojë në arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse të normalizimit, ligjërisht të detyrueshme me Serbinë. Një marrëveshje e tillë është urgjente dhe vendimtare për t’ua mundësuar Kosovës dhe Serbisë avancimin në rrugët e tyre evropiane”, thuhet në raport.

Në disa fusha është vënë re përparim, ndërsa në disa është theksuar se ka vetëm përparim të kufizuar.

“Gjatë periudhës së raportimit është arritur njëfarë progresi në përafrimin me standardet evropiane në fushën e statistikave dhe kontrollit financiar, ndërsa është arritur progres i kufizuar në përafrimin me standardet evropiane në fushën e prokurimit publik. Në shumicën e fushave që kanë të bëjnë me tregun e brendshëm, Kosova ka një nivel të përgatitjes, duke përfshirë edhe konkurrencën. Gjatë periudhës raportuese, Kosova ka bërë disa përparime në të gjitha fushat, përveç politikës së konsumatorit dhe mbrojtjes së shëndetit, ku është bërë vetëm progres i kufizuar”, thuhet në raport.

Është vënë re përparim edhe në dogana, taksa, politika ekonomike dhe monetare, ndërsa në hulumtime më pak.

Sa i përket Agjendës së Gjelbër, Kosova është thënë se ka regjistruar raport në transport e më të kufizuar në çështjet e energjisë, ambientit dhe ndryshimeve klimatike.

Për raportet e jashtme dhe politikën e tregtisë, “Kosova ka bërë përparim të limituar”.

“Kosova ka vendosur masa kufizuese të eksportit në një numër të produkteve ushqimore bujqësore pa arsyetime a konsultime paraprake me Komisionin”, thuhet më tej në raport.

Gjithashtu lexoni:

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!

Kurti para mijëra qytetarëve: Opozita e la Prizrenin pa çerdhe, Mytaher Haskuka (50) hapi të parën prej 1800 m²

Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës

Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjistruar

Kosova News 12/10/2022 12/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde
16:44 -06/06/2026
Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet
16:02 -06/06/2026
Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë
14:55 -06/06/2026
Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes
14:25 -06/06/2026
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro
13:57 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?