Policia e Kosovës, respektivisht drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, stacioni Novobërdë, bazuar në ligjin për publikimin e imazheve-fotografive dhe shënimeve të tjera të personit të kërkuar në bazë të autorizimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të të dyshuarit lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe me mediat.
Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët
Sipas njoftimit, personi në foton e bashkangjitur është i dyshuar për përfshirje në veprën penale “Arratisje e personit të privuar nga liria’’ në Gjilan dhe i njëjti deri më tani nuk është arritur të identifikohet, raporton KosovaNews
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Novobërdë kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetit apo vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.
Edhe në këtë rast Policia e Kosovës thekson faktin se të dhënat e do të ruhen në konfidencialitet të plotë.



