Autoritet serbe e kanë publikuar edhe fotografinë e parë të personit që dyshohet se ka kryer vrasjet mëngjesin e sotëm në Serbi.
Së paku tetë persona u vranë dhe 13 të tjerë u plagosën nga të shtënat masive që ndodhën në disa fshatra të Mlladenovcit, në territorin e qytetit të Beogradit.
Deri tani policia serbe e ka arrestuar një person me emrin Uroš B.
Siç është njoftuar Uroš B. u arrestua në fshatin Vinjishte afër Kragujevcit, tetë orë pas një ndjekjeje aktive të tij.
E pas arrestimit është publikuar edhe fotoja e parë e të arrestuarit Uroš, i dyshuar për masakrën pranë Mlladenovcit.
Ai shihet me duar të lidhura në veturën policore.