KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Publikohen EMRAT e 10 zyrtarëve të akuzuar për keqpërdorime gjatë vitit 2019 në Ministri
Siguri

Publikohen EMRAT e 10 zyrtarëve të akuzuar për keqpërdorime gjatë vitit 2019 në Ministri

Kosova News
Kosova News 15:43 -23/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Speciale e Kosovës sot ka ngritur aktakuzë ndaj 10 zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, nën dyshimin për keqpërdorime në vitin 2019 në ministri. Ata më kontreisht ngarkohen për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Falsifikim të dokumentit zyrtar”.

Sipas burimeve të Betimi për Drejtës, aktakuza është ngritur ndaj zyrtarëve Betim Reçica, Valmira Bllaca, Zymer Abdullahu, Jetmir Alaj, Emir Morina, Blerim Dina, Nuhi Paçarizi, Goran Milenkoviç, Izedin Bytyqi dhe Muhamet Gashi.

Sipas PSRK-së, të akuzuarit ngarkohen se me dashje vepruan në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit, Ligjin për ndarjet buxhetore të vitit 2019, Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, si dhe me aktet tjera ligjore dhe nën ligjore.

“Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit e lartcekur në cilësinë e personave zyrtar, në bashkëkryerje duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, si dhe, duke tejkaluar kompetencat e tyre ligjore, me dashje vepruan në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit, Ligjin për ndarjet buxhetore të vitit 2019, Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, si dhe me aktet tjera ligjore dhe nën ligjore”, thuhet në njoftim të PSRK-së.

Me këto veprime, të pandehurit Betim Reqica,  Valmira Bllaca,  Zymer Abdullahu, Jetmir Alaj, Emir Morina, Blerim Dina, Nuhi Paçarizi, Goran Milenkoviç, Izedin Bytyqi dhe Muhamet Gashi ngarkohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414, paragrafin 2, lidhur 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Ndërkaq, e pandehura Valmira Bllaca akuzohet edhe për veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumentit zyrtar’’, nga neni 427 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Betim Reçica në cilësinë e ushtruesit së detyrës së drejtorit të Prokurimit Publik në Ministrinë e Infrastrukturës, akuzohet për korrupsion edhe me aktakuzën e PSRK-së, të ngritur më 15 shkurt 2021.  

Inicialet e emrave të 10 zyrtarëve të akuzuar për keqpërdorime gjatë vitit 2019 në Ministri

Gjithashtu lexoni:

Lladrovci: Sami Lushtaku më sulmoi nën brez, tha që unë e kam çuar Thaçin në Hagë

E konfirmon IPK-ja: Arrestohen 5 zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

Gjendje alarmante me zjarret në Kosovë, Agjencia e Emergjencave: Situatë e rënduar ndjeshëm si pasojë e erërave të forta

“Dora e shtetit na e ka vra” – flet vëllai i 27-vjeçarit Agon Zejnullahu

Dënimi i Murat Dernjanit me 20 vjet burgim, reagon Ambasada Gjermane

Kosova News 23/08/2023 23/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
24°C
Pristina
clear sky
24° _ 24°
41%
1 km/h
Tue
32 °C
Wed
28 °C
Thu
24 °C
Fri
25 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

LVV ushtron kallëzim penal për kryetarin e Prizrenit
23:31 -07/07/2025
Murati: Përparim Rama po rren, buxheti i Prishtinës u vonua nga komuna, jo nga Qeveria
22:55 -07/07/2025
KEK-u bën marrëveshje me punonjësit, për ndarjen e thëngjillit
22:43 -07/07/2025
Lladrovci: Sami Lushtaku më sulmoi nën brez, tha që unë e kam çuar Thaçin në Hagë
22:33 -07/07/2025
Presidenti iranian: Izraeli u përpoq të më vriste mua
22:25 -07/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?