Presidenti i Sllovenisë, ka publikuar gjashtë konkluzionet e samitit të Bërdo-Brionit.
Në llogarinë e tij në Tëitter, ai shkroi se të gjashtë vendet pjesëmarrëse të Ballkanit Perëndimor që përfaqësohen nga presidentët, janë pajtuar në këto pika.
Në samitin e 11-të të Bërdo-Brionit, presidenti Slloven u shpreh se konkluzionet janë këto:
1. Ritheksojmë rëndësinë e zgjerimit të BE-së si kontributi më i drejtpërdrejtë për ruajtën e paqes dhe stabilitetin në rajon, zgjerimi është më shumë se gjeopolitikë,
2. Ne bëjmë thirrje për një proces më të shpejtë të integrimit në BE, në përputhje me kushtet e njohura për anëtarësim,
3. Ne bëjmë thirrje për dhënien e statusit kandidat për Bosnje dhe Hercegovinë deri në fund të vitit 2022,
4. Ne bëjmë thirrje për heqjen e regjimit të vizave për të gjithë Ballkanin Perëndimor deri në fund të vitit 2022,
5. I bëjmë thirrje BE-së të qëndrojë në krah të Ballkanit Perëndimor në zbutjen e pasojave të krizës ekomomike dhe energjetike,
6. Ne afirmojmë përkushtimin tonë për dialogun si e vetmja mënyrë për të kapërcyer dallimet dhe çështjet e hapura në rajon.

Në këtë samit, ku nikoqir janë presidenti i Sllovenisë Borut Pahor dhe ai i Kroacisë, Zoran Milanoviq, Kosova është përfaqësuar nga presidentja Vjosa Osmani, Shqipëria nga presidenti Bajram Begaj, Mali i Zi nga Milo Gjukanoviq, Maqedonia e Veriut nga Stevo Pendarovski, Bosnje e Hercegovina nga tre përfaqësuesit e presidencës boshnjake dhe Serbia nga presidenti Aleksandar Vuçiq.


