KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pse Albin Kurti është njeriu kyç i Ballkanit Perëndimor?
Politikë

Pse Albin Kurti është njeriu kyç i Ballkanit Perëndimor?

Kosova News
Kosova News 12:34 -27/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Boban Batriqeviç– Historian malazez

Kur Milo Gjukanoviq pranoi agjendën evropiane dhe malazeze në fund të viteve nëntëdhjetë, ai u bë njeriu kyç në rajon në rrëzimin e Sllobodan Millosheviqit.

Kjo i dha fund kasaphanës ballkanike të projektuar në Memorandumin e SANU-së. Pak më shumë se një dekadë pas largimit të Sllobës në Hagë, SANU publikoi një Memorandum të ri, këtë herë një version të rinovuar me disa këngë të reja, por me të njëjtat udhëzime.

Ai memorandum përkon edhe me forcimin e pushtetit politik në Serbi të presidentit aktual Vuçiq. Prandaj, rajoni mori versionin e butë të Memorandumit dhe versionin e butë të Millosheviçit. Rezultati është i ngjashëm, tani për tani vetëm pa luftë.

Pengimi i Bosnje-Hercegovinës, pengimi i Kosovës dhe sukcesionit të Malit të Zi, izolimi i plotë dhe errësirë ​​mediatike, pulsimi i nacionalizmit serbomadh të shkaktuar nga steroidet. Mirëpo, ashtu si Millosheviqi filloi të pengohet në Mal të Zi në fund të shekullit të 20-të, tani Vuçiqi po fillon të pengohet në Kosovë.

Ideja e tij perfide për të formuar të ashtuquajturin Asociacion i komunave serbe (lexo: të ashtuquajturën Republika Srpska e re) do t’i lejonte atij të ndërhynte hapur në Kosovë, ashtu siç ndërhyn në realitetin e Bosnje-Hercegovinës dhe Malit të Zi. Por, ndryshe nga ato dy vende që janë plotësisht të paralizuara, Kosova sot e vetmja ka forcën reale për të rrëzuar Vuçiqin dhe kështu ta çlirojë Ballkanin Perëndimor nga kërcënimi më i madh që ka parë që nga shfaqja e liderit të Gazimestanit.

Prandaj Vuçiq është nervoz, prandaj Albin Kurti është, siç thotë ai, “llum terrorist” dhe prandaj Albin Kurti është objektivi kryesor i dehumanizimit në fabrikën bestiale serbe mediatike.

Propaganda dhe strategjia e Vuçiqit e bazuar në shembullin e Kurtit nuk po funksionon. Sepse Kurti i bën lëvizjet e tij të mbështetura ideologjikisht, patriotike dhe mbi të gjitha të pavarura. Edhe pse në Kosovë ka shumë kundërshtarë që e shohin politikën e tij si “vetëvrasëse”, veprimet e Kurtit po japin rezultate. Kushtetuta dhe ligjet e shtetit të Kosovës duhet të respektohen! Presionit të Vuçiqit i përgjigjet me kurriz. Akuzave të Vuçiqit u përgjigjet me fakte.

Vuçiqi po dërgon ushtrinë në zonën kufitare me Kosovën. Thonë, nëse Kurti heq barrikadat, ushtria do të reagojë. Dhe tani vijmë te përfundimi. Nëse Vuçiq e bën këtë, Serbia më në fund do të zbulojë fytyrën e saj të ngjashme me Putinin para administratës së verbër evropiane dhe amerikane, besimi në Vuçiqin i të cilave e ka sjellë Ballkanin Perëndimor në një fazë të paqëndrueshmërisë serioze. Atëherë nuk ka më kthim. Kërcënimi i integritetit territorial të Kosovës e çon Vuçiqin në një luftë totale dhe ai mund ta fitojë atë luftë me ushtrinë e tij të kalbur ashtu siç po fiton Putini në Ukrainë. Rënia e regjimit do të bëhet çështje ditësh.

Në anën tjetër, nëse ai nuk hyn me ushtrinë në Kosovë, dhe Kurti i heq barrikadat, pozita e Vuçiqit në Serbi do të bëhet shumë më e paqëndrueshme, sepse ai do të duhet të justifikohet me opinionin thellësisht të helmuar. Nuk ka më Trump që t’i dhurojë stilolaps, nuk ka më Angela Merkel që ta përkëdhelë pas shpine. Ai për realitetin serb do të bëhet tradhtar i “Besëlidhjes serbe në Kosovë”.

Ku është Mali i Zi në këtë? Mali i Zi është në një pikë kthese. Situata në Kosovë tregon se protestat e JA KU JEMI duhet të shndërrohen në një lëvizje të përgjithshme shoqërore për çlirimin e Malit të Zi. Nuk ka shpresë në këtë apo atë lëvizje politike që nën presionin e BE-së dhe SHBA-së të bëjnë koalicion me DPS-në dhe me këtë të zgjidhin problemin e Malit të Zi.

Sepse kështu zgjidhet vetëm problemi i DPS-së dhe jo i shtetit. Nëse duam kthimin e Malit të Zi, duhet të kafshojmë me të gjitha forcat dhe të ngulmojmë sado e vështirë të jetë, rrugë, barrikada, bllokada, bojkot të të gjitha institucioneve. Një qëndrim i ashpër shpërblehet. Ja ku e keni Kurtin, prandaj merrni mësim.

Përktheu: Dush Gashi

Gjithashtu lexoni:

Limaj shpreh gatishmërinë për ta zgjidhur krizën në Kuvend: Nuk kërkojmë poste në Qeveri

Zafir Berisha ndahet nga NISMA e Fatmir Limës

Kurti hap “Javën e Krenarisë” në Prishtinë: E mbështesim fuqishëm parimin që secili ka të drejtë të shfaqet ashtu siç është

Abdixhiku: Refuzimi i thirrjes për Qeveri Uniteti është karikaturë politike, LDK-ja do të vazhdojë të ofrojë zgjidhje

Osmani takon shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, diskutojnë për krijimin e institucioneve

Kosova News 27/12/2022 27/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Limaj shpreh gatishmërinë për ta zgjidhur krizën në Kuvend: Nuk kërkojmë poste në Qeveri
22:21 -09/06/2025
Një muaj paraburgim ish-policit Arbnor Spahiu të ndalur në Serbi
21:35 -09/06/2025
Kosova shënon fitore ndaj Komoreve, shkëlqen Albion Rrahmani
21:32 -09/06/2025
Zafir Berisha ndahet nga NISMA e Fatmir Limës
20:58 -09/06/2025
Barduani viziton Batalionin e Inteligjencës së KFOR-it
20:56 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?