Partia Socialdemokrate ka organizuar një aksion simbolik në ndërtesën e qeverisë duke i nxirë xhamat e qeverisë me ngjyrë të zezë, raporton KosovaNews.

Gjatë këtij aksioni Policia e Kosovës nuk intervenoi por vetëm e vëzhgoi aksionin.
Kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, ka kritikuar qasjen e qeverisë së vendit duke thënë se qytetarët e asaj pjese po instrumentalizohen si nga ana e Vuciqit po ashtu dhe e kryeministrit të Kosovës, Albin kurti.
“Ajo që jemi të bindur ne është se kjo qeveri është e mbyllur për shkak se ka çka me mshef dhe për këtë arsye ne mendojmë që kjo është qeveri e territ dhe ngjyra e zezë i shkon më shumë kësaj qeverie”, tha Mollliqaj.
Me përfundim të këtij aksioni, një kalimtar i rastit u shpreh i revoltuar: “Kjo është marre, marre çka janë tu ba, po keshin krejt bota me neve, këta e kanë gjetë policinë tonë se pasha Zotin këta duhet me i nxanë e me i qkokordhue” tha ai.
Më poshtë mund të shihni videon:




