Dhjetëra njerëz i janë vërsulur ndërtesës së Ambasadës suedeze në kryeqytetin irakian, Bagdad, pasi një Kuran u dogj gjatë një proteste në Suedi.
Salwan Momika, thuhet të jetë një irakian që jeton në Suedi, i vuri zjarrin një kopjeje të librit të shenjtë islam jashtë xhamisë në Stokholm të mërkurën.
Djegia e Kuranit u dënua nga shumë shtete me shumicë myslimane.
Një turmë u mblodh jashtë ambasadës në Bagdad pasi një klerik i fuqishëm thirri për protestë, raportoi BBC.
Videot kanë treguar dhjetëra protestues që futen brenda oborrit.
Myslimanët e konsiderojnë Kuranin si të shenjtë dhe dëmtimin me qëllim të tij si jorespekt dhe ofendim i rëndë.
Djegia e Kuranit të mërkurën ndodhi kur myslimanët në botë festuan Kurban Bajramin, një prej festave më të rëndësishme në kalendarin islam.


