KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Protestë e madhe në Beograd me paralajmërim se do të radikalizohet
Politikë

Protestë e madhe në Beograd me paralajmërim se do të radikalizohet

Kosova News
Kosova News 17:38 -10/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Me paralajmërimet se do të përkeqësohet dhe të radikalizohet gjatë javës së ardhshme, është mbajtur në Beograd protesta e gjashtë me radhë kundër pushtetit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Protestuesit i kanë paraqitur atij dy kërkesa teksa kanë paralajmëruar që në rast se ato nuk përmbushen, do të nisë një formë tjetër e protestave

Presioni ndaj presidentit populist të Serbisë, Alexandar Vuçiq është rritur me protestën e re, me të cilën është kërkuar dorëheqja e tij.

Protestuesit e kanë paralajmëruar se protestat e ardhshme mund të radikalizohen nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre.

Të premten, protestuesit kanë mbajtur edhe posterët e Vuçiqit dhe kryeministres së tij, Ana Brnabiq, në të cilat ata ishin me uniforma të burgosurish.

Me thirrjet “Vuçiq ik”, udhëheqësit e protestës kanë kërkuar dorëheqjen e zyrtarëve të sigurisë dhe heqjen e lejes së punës për dy televizione kombëtare, të cilat kanë promovuar kriminelë.

Ata kanë thënë se nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre deri javën e ardhshme, protesta do të marrë një tjetër formë. Ata nuk kanë treguar se çfarë përfshin “radikalizmi i protestës”.

“Tragjedia e madhe dhe ëndrrat e prera të fëmijëve na kanë bërë bashkë. Lufta kundër dhunës dhe padrejtësisë na ka bërë bashkë, beteja që ky shtet të bëhet vend i sigurt për të gjithë, beteja që të gjithë fëmijët të rriten dhe që asnjë prind të mos i dërgojë fëmijët me frikë në shkollë. A po kërkojmë shumë?” ka thënë aktori Nenad Mariçiq.

Beogradi dhe qytete të tjera të Serbisë janë përballur me protesta masive që prej dy sulmeve në masë në fillim të muajit maj, në të cilat mbetën të vdekur 18 persona, përfshirë nxënës të shkollës fillore.

Protesta e së premtes ishte e gjashta me radhë në Beograd.

Opozita ka akuzuar Vuçiqin për përkeqësim të gjendjes në Serbi dhe gjuhë të urrejtjes gjatë pushtetit të tij 11-vjeçar. Ai gjithashtu akuzohet për kontroll të plotë mbi të gjitha institucionet shtetërore, raporton koha.

“Jam këtu për herë të pestë sepse besoj se diçka duhet ndryshuar në këtë shtet. Shumë njerëz po ikin për shkak të situatës dhe tani është përkeqësuar. Për këtë arsye mendoj se duhet ndryshime rrënjësore”, ka deklaruar protestuesi Filip Petroviq.

Presidenti populist në fillim të javës ka premtuar zgjedhje të reja me qëllim që të zbusë pakënaqësinë publike ndaj pushtetit të tij.

Këtë e kanë kundërshtuar partitë opozitare, të cilat thonë se nuk mund të ketë ndryshime përderisa Vuçiqi ka kontrollin e gjithë pushtetit, përfshirë mediat kryesore të Serbisë.

Gjithashtu lexoni:

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje

Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin

Bajrami: Kurti po na ofron pjesëmarrjen në qeveri, duam presidentin

​Rashiq: S’jam takuar ende me Kurtin, nesër konstituohet kuvendi por s’votohet qeveria

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara

Kosova News 10/06/2023 10/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
64%
1 km/h
Thu
34 °C
Fri
32 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje
17:53 -05/08/2026
Ministrja Pacolli dorëzon tri lëndë në Prokurorinë Themelore për hetim lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pronës publike
17:20 -05/08/2026
Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin
16:07 -05/08/2026
Aliu pas intervistimit në Prokurori: Kam vepruar në përputhje me ligjin, ndihem i lehtësuar
15:32 -05/08/2026
Kurti përuron rrugën Shipashnicë–Desivojcë–Terstenë, investim 3.2 milionë €
15:17 -05/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?