KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Propozimi francez del të enjten për miratim në Kuvendin maqedonas
Rajon

Propozimi francez del të enjten për miratim në Kuvendin maqedonas

Kosova News
Kosova News 20:17 -12/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka caktuar që të enjten, më 14 korrik, të mbajë seancën për miratimin e propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarisë, që i hap rrugën nisjen se bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Shërbimet e Kuvendit kanë njoftuar se deputetëve me një fjalim do t’iu drejtohet edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Qeveria maqedonase, me kërkesë të deputetëve të martën pasdite ka dorëzuar në Kuvend të gjithë dokumentacionin që ka të bëjë me propozimin e Francës për kornizën e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Qeveria publikoi tre dokumentet nga korniza e negociatave, por jo protokollin dypalësh midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që kërkohet nga opozita.

- Reklamë -

Protokolli, siç bëhet e ditur, do të nënshkruhet në Sofje pas miratimit të propozimit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Burime diplomatike për Radion Evropa e Lirë thonë se nëse propozimi francez pranohet, në fillim të javës së ardhshme mund të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë dhe BE-së dhe menjëherë pas kësaj BE-ja do të fillojë negociatat me Shqipërinë.

Megjithatë, hapja e kapitujve do të fillojë vetëm pasi Maqedonia e Veriut të ndryshojë Kushtetutën për të përfshirë bullgarët në preambulë, siç parashikohet me propozimin për zgjidhjen e kontestit.

Për të siguruar një shumicë prej dy të tretash për ndryshimin e Kushtetutës, nevojitet edhe përkrahja e disa deputetëve të VMRO-DPMNE-së, por kryetari i kësaj partie opozitare, Hristijan Mickoski, tha se nuk do të mbështesë ndryshimin e Kushtetutës.

Opozita akuzon Qeverinë se pranimi i propozimit do të “bullgarizojë” maqedonasit, por Qeveria ka siguruar opinionin se gjuha dhe identiteti nuk rrezikohen me propozimin që e sheh si mundësi të vetme për zhbllokimin e integrimit evropian.

Maqedonia e Veriut statusin e shtetit kandidat e ka fituar në vitin 2005, por negociatat nuk i ka nisur asnjëherë, fillimisht për shkak të kontestit me Greqinë për çështjen e emrit, që u zgjidhur me marrëveshjen mes dy vendeve më 12 qershor të vitit 2018.

Por, kontesti me Bullgarisë ka lënë të hapur nisjen e bisedimeve pasi Sofja në nëntor të vitit veton duke e kushtëzuar heqjen saj me zgjidhjen e kontestit për gjuhë, identitetin dhe aspektet historike me Maqedoninë e Veriut. /REL

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu në mbështetje të dr. Metë Shatrit: Studentët dhe rinia mbeten prioritet i qeverisjes sonë

FSK-ja merr pjesë në konferencën e NATO-s në Gjermani

Dita e pestë e protestës për Zvërnecin, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë

U.d. së presidentes Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Arratisen 2 persona nga Qendra Korrektuese e Lipjanit, policia i kap dhe i kthen pas grilave

Kosova News 12/07/2022 12/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 13°
89%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
23 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C
Tue
24 °C

Lajmet e Fundit

Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën
22:44 -04/06/2026
Haxhiu në mbështetje të dr. Metë Shatrit: Studentët dhe rinia mbeten prioritet i qeverisjes sonë
22:36 -04/06/2026
UP-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CIHEAM Montpellier dhe CIHEAM Zaragosa
21:16 -04/06/2026
Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së
21:03 -04/06/2026
Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend
20:19 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?