KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Propaganda serbo-ruse ndaj Kosovës, kërkohet mobilizimi i institucioneve
Politikë

Propaganda serbo-ruse ndaj Kosovës, kërkohet mobilizimi i institucioneve

Kosova News
Kosova News 15:30 -31/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova vazhdimisht është ne qendër të propagandës serbo-ruse përmes së cilës synohet që të destabilizohet vendi. Njohës të edukimit medial dhe të sigurisë tërheqin vëmendjen për dëmin që dezinformatat mund t’i shkaktojnë vendit, ndërkohë që kërkojnë mobilizim institucional për luftimin e tyre.

Kryetari i Komunitetit për Siguri dhe Privatësi, Mentor Hoxhaj, thotë se Serbia dhe Rusia janë ndotëset më të madha të hapësirës mediale.

Duke parë shpeshtësinë e dezinforamatave për Kosovën që plasohen në mediat serbe, Hoxhaj thotë se të njëjtat rriten edhe më shumë para ndonjë aktiviteti politik apo ngjarjeje të rëndësishme.

“Zakonisht para çdo aktiviteti të ndryshëm politik qëndron edhe një propagandë apo një fushatë për ta arritur një qëllim të caktuar. Edhe kjo propagandë është në kuadër apo në vazhdën e luftës speciale që bëhet ndaj Kosovës. Në Kosovë dihet se ekzistojnë misione të ndryshme ndërkombëtare, duke filluar nga EULEX-i dhe duke përfunduar në KFOR-in, të cilat ofrojnë nivelin e duhur të sigurisë dhe nivelin e duhur të informacioneve se çfarë është duke ndodhur në Republikën e Kosovës. Andaj një propagandë e tillë nuk zë vend në hapësirën mediale të Republikës së Kosovës dhe është një ‘fake news’ jashtëzakonisht i madh. Në kuadër të kësaj duhet të fokusohemi më shumë në atë se çfarë fshihet pas kësaj dhe cili është qëllimi real i një propagande të tillë… Pas çdo propagande të tillë fshihet një motiv dhe Republika e Kosovës sa më shpejtë që i jep një përgjigje të mirë dhe demaskuese në këtë drejtim të kësaj propagande… Sepse një propagandë e tillë do të jepte motiv dhe arsyeshmëri qendrave të ndryshme jashtë Kosovës, si atyre të serbëve, qoftë edhe serbëve lokalë të marrin ndonjë veprim i cili do të ishte në kundërshtim me qetësinë të cilën ekziston apo edhe në nervozizmin e shtetësisë së Kosovës”, thotë ai.

Eksperti i sigurisë thotë se Kosova duhet të angazhohet në luftën kundër dezinformatave pasi Serbia dhe Rusia si ndotëset më të mëdha mediale po i shpërndajnë propagandat me të madhe.

“Serbia dhe Rusia janë ndotëset më të mëdha të hapësirës mediale, qoftë me propaganda dhe ‘fake news’ të cilat kanë objektivin kryesor destabilizimin e situatës politike dhe ekonomike të Republikës së Kosovës dhe që Kosova të shihet si një shtet problematik dhe një shtet jofunksional. Çdo informacion, lajm i cili është në këtë drejtim ka këtë qëllim”, tha ai.

Edhe profesori universitar, Dren Gërguri thotë se propaganda serbe dhe ruse karshi Kosovës ka marrë përmasa të mëdha.

Sipas tij, ka kohë që mediat serbe raportojnë se gjoja Kosova po përgatitet për një luftë ndaj Serbisë, derisa thekson se kjo mund të mashtrojë publikun në Serbi.

“Ka kohë që mediat në Serbi herë pas here raportojnë se gjoja se Kosova po përgatitet për një luftë ndaj Serbisë dhe është pikërisht kjo një prej strategjive të forcimit të narrative të rreme për këtë tematikë dhe natyrisht se kjo pastaj mund të mashtrojë edhe publikun në Serbi që informohet nga këto media te të cilat fjala ‘luftë’ është goxha e shpeshtë duke e dezinformuar se kinse Kosova po përgatitet për luftë”, thotë ai.

Sipas Gërgurit, dëmet e kësaj propagande mund të jenë të mëdha. Ai thotë se Kosova duhet të jetë e vëmendshme në dezinformatat që vijnë nga jashtë dhe që po e kanë temë çështjen e Kosovës.

“Kjo është një temë më e ndjeshme qoftë çështje konflikti, lufte e të tilla, atëherë dëmet mund të jenë edhe më të mëdha, sepse qytetarët informohen nga ato media që ndoshta shpërndajnë propagandë, besojnë se ai informacion që po marrin është i vërtetë dhe tek e fundit mund të veprojnë duke u bazuar në diçka që është e rreme… Besoj se Kosova duhet të jetë e vëmendshme në dezinformatat që po vijnë nga jashtë dhe që po e kanë temë çështjen e Kosovës dhe që po prodhojnë narrativa të rreme të ndryshme për Kosovën dhe në këtë aspekt natyrisht që institucionet e Kosovës duhet të reagojnë që nga qeveria dhe pastaj ministri të ndryshme, varësisht edhe nga temat të cilat trajtohen… Ndryshe nëse nuk ka reagim atëherë në terrenin mediatik po mbetet vetëm një version dhe ai është version i rremë”, apelon ai.

Me fillimin e agresionit rus në Ukrainë, Kosova ka filluar të bëhet sërish pjesë e diskursit në Rusi, e sidomos në Serbi. Ndërkohë që vendi ynë është rreshtuar krah vendeve demokratike duke dënuar këtë agresion, Serbia është vendi i vetëm në Evropë që nuk ka marrë asnjë masë sanksionuese ndaj Rusisë, përkundrazi, disa herë janë mbajtur marshe mbështetëse për shtetin e Putinit.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim

Policia në Mitrovicë nis fushatë kundër dhunës në familje

Haziri largohet nga mbledhja e LDK-së: Po analizohen rezultati zgjedhor dhe kërkesat për koalicion

Hamza pranon ftesën e Kurtit për takim

Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit

Kosova News 31/07/2022 31/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+
19:06 -09/07/2026
Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim
18:39 -09/07/2026
Policia në Mitrovicë nis fushatë kundër dhunës në familje
18:29 -09/07/2026
Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial
18:07 -09/07/2026
Haziri largohet nga mbledhja e LDK-së: Po analizohen rezultati zgjedhor dhe kërkesat për koalicion
18:03 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?