KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Promovohet libri që përshkruan torturat e përjetuara në Burgun e Dubravës, Kurti: Kontribut i çmuar në dokumentimin e keqtrajtimit të të burgosurve në Serbi
Kulturë

​Promovohet libri që përshkruan torturat e përjetuara në Burgun e Dubravës, Kurti: Kontribut i çmuar në dokumentimin e keqtrajtimit të të burgosurve në Serbi

Kosova News
Kosova News 14:35 -19/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

“Tmerri ka emër”, është libri i cili u promovua nga ish i burgosuri politik, Asllan Selimi, në 24- vjetorin e Masakrës së Dubravës.

Ky ditar historik ka kujtime nga lufta, burgu, gjykimi, dënimi dhe një prej masakrave më të mëdha kundër shqiptarëve në Kosovë gjatë luftës së fundit.

Në emër të familjes, Ramadan Selimi ka falënderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar në promovimin e këtij libri.

“Në emër të Asllanit, në emër të bashkëshortes, të ju falënderoj për pjesëmarrjen kaq masive. Po ndihemi shumë krenar. Falënderim të veçantë për penalistët këtu dhe gjithë ata qe përgatiten këtë libër”, ka thënë ai.

Ish i burgosuri politik, Nait Hasani, ka thënë se Asllani në librin e tij ka përshkruar torturat e përjetuara dhe largimin nga burgu i Dubravës.

“Në këtë libër me kujtime, Asllani e ka përshkruar prej arrestimit të tij në Mitrovicë. Ai ishte i angazhuar me detyrat e tij të ndërlidhjes, përmes vëllaut të tij Rexhep Selimit. UÇK ishte e padukshme dhe ishte kudo dhe ishte bërë tmerr edhe i Serbisë. Rritja e UÇK-së binte në sy të popullatës që kërkonte liri. Arrestimi i Asllanit dhe torturat e përjetuara janë dëshmi e mjaftueshme e torturave qe kemi përjetuar”, ka thënë Hasani.

Nën vazhdën e aktiviteteve gjatë ditës së sotme, në pamundësi për të qenë vetë i pranishëm në përurimin e librit “Tmerri ka Emër” (Kujtime lufte, burgu e qëndrese) të autorit Asllan Selimi, Kryeministri Kurti ka uruar autorin në fjalë i cili me librin e tij ka dëshmuar të vërtetën mbi vuajtjet dhe sakrificat e të gjithë të burgosurve që patën fatin të përjetojnë ankthet e tmerrit në burgjet serbe.

Para të pranishmëve, fjalën e kryeministrit e lexoi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Hydajet Hyseni, njëherësh anëtar i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës.

Për këtë libër ka folur edhe ish gjenerali Kudusi Lama.

“Ajo çfarë më befasuan, edhe kur don të flet te nëna madhështore; ai e përshkruan nënën e një luftëtari tjetër, janë madhështitë që na sjell. Edhe në burgjet e Serbisë, është zhvilluar luftë. Unë në procesin e leximit të librit, shumë herë e kam gjeture vetën me rrahje të shpeshta të zemrës, është e jashtëzakonshme”, ka thënë ai.

Ndërkaq, sipas redaktorit të këtij libri, Lan Qyqalla, ky ditar duhet të ketë vend në sirtarët e bibliotekave të shkollave.

“Ditari ka rrjedhën e ngjarjeve të burgjeve sllave. Të rrënqethë trupin me përshkrim real, të mbush me lot për torturat qe janë përjetuar të burgosurit shqiptarë. Nuk e përshkruan ngjarjen në formën e pesimizmit. Ky ditar ka motivimin e qëndresës së atdhetarëve”, ka shtuar ai.

Gjithashtu lexoni:

Nis afati kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet deri më 7 gusht

Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë

Sinani: Vizita e Begajt në Preshevë, mesazh i fuqishëm i mbështetjes

Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë, mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit

Konjufca e pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës

Kosova News 19/05/2023 19/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Bërnjak: Policia kontrollon një veturë me targa të Serbisë, gjen sprej dhe një thikë
10:33 -09/07/2026
Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro
10:12 -09/07/2026
Shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, dy nga tre të akuzuarit sillen në gjykatë
10:09 -09/07/2026
Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja
08:57 -09/07/2026
Dogana asgjëson mbi 6 mijë bluza që cenonin të drejtat e pronësisë intelektuale
08:55 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?