KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria thotë se është vërtetuar se të akuzuarit kanë kryer vrasjen e të miturit, mbrojtja kërkon lirimin e tyre
Siguri

Prokuroria thotë se është vërtetuar se të akuzuarit kanë kryer vrasjen e të miturit, mbrojtja kërkon lirimin e tyre

Kosova News
Kosova News 14:15 -20/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është dhënë fjala përfundimtare në rastin e vrasjes së të miturit L.B., në mars të vitit 2020 në Prishtinë, ku po akuzohen Eduard Ibrahimi, Përparim Ibrahimi dhe Lirim Begolli.

Gjatë fjalës përfundimtare, prokurori i rastit, Arben Hoti, tha se mbeten pranë qëndrimeve të dhëna gjatë shqyrtimit gjyqësor paraprak, duke theksuar se nuk ka çështje të pavërtetuar. Ai shtoi se të gjitha provat e administruara, si dhe ato të siguruara sipas detyrës zyrtare nga gjykata, vërtetojnë përtej çdo dyshimi të bazuar mirë se veprimet e të akuzuarve përmbushin elementet e veprave për të cilat ata akuzohen.

“Prokuroria kërkon nga gjykata që të njëjtit të shpallen penalisht përgjegjës dhe fajtor sipas ligjit”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Mbrojtësi i Eduard Ibrahimit, avokati Xhemajl Ademaj, dorëzoi fjalën përfundimtare me shkrim dhe kërkoi lirimin e mbrojturit të tij, duke argumentuar se veprën e ka kryer në mbrojtje të nevojshme.

I akuzuari Eduard Ibrahimi tha se reagimi i tij ka qenë rezultat i frikës për jetën dhe se në momentin kritik nuk kishte kohë të mendojë për pasojat e veprimeve të tij. “Unë nuk jam kriminel, por një njeri që u përballa me vdekjen dhe reagova për të shpëtuar jetën time”, shtoi ai.

Mbrojtësi i Përparim Ibrahimit, avokati Halit Shajlani, dorëzoi gjithashtu fjalën përfundimtare me shkrim dhe kërkoi që gjykata të marrë vendim bazuar në të gjitha faktet e rastit, duke marrë parasysh edhe pranimin e veprimeve nga i mbrojturi i tij.

I akuzuari Përparim Ibrahimi shprehu keqardhje për rastin dhe tha se në ditën kritike nuk kishte qenë në dijeni të të gjitha ngjarjeve, duke kërkuar lirimin e tij nga akuza.

Mbrojtësi i Lirim Begollit, avokati Flamur Bllacaku, dorëzoi fjalën përfundimtare me shkrim, duke kërkuar që gjykata të trajtojë provat në mënyrë meritore dhe të vendosë lirimin e mbrojturit të tij, pasi ai nuk ka mohuar asnjëherë veprimet e tij.

Në këtë rast, përveç Eduard Ibrahimit, Përparim Ibrahimit dhe Lirim Begollit, akuzohet edhe Egzon Matoshi, për të cilin procedura vazhdon të jetë e veçuar, pasi ai është i paarritshëm për gjykatën.

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 7 qeshor 2022 kishte dënuar Eduard Ibrahimin me 22 vite burgim, si dhe Egzon Matoshin me 2 vjet burgim, Përparim Ibrahimin me 3 vite burgim dhe 1 mijë euro gjobë, kurse Lirim Begollin me 2 vjet e 6 muaj burgim, lidhur me vrasjen e të miturit L.B.

Gjykata e Apelit e kishte vërtetuar vendimin e shkallës së parë më 21 nëntor të vitit 2022.

Ndërsa Gjykata Supreme, më 25 maj 2023 e ka kthyer në rigjykim këtë çështje me arsyetimin se gjykata e shkallës së parë nuk kishte arsyetuar asnjërën prej provave të administruara, por vetëm e kishte mohuar mbrojtjen e nevojshme me arsyetimin se nuk ishte shtënë nga arma, edhe pse ekspertiza mjeko-ligjore e thotë të kundërtën dhe se vendimi ndaj Ibrahimit ishte jo i drejtë, pasi dënimi ishte i lartë duke pasur parasysh moshën e tij 19-vjeçare në kohën e kryerjes së veprës penale.

Sipas aktakuzës së ngritur më 18 nëntor 2020, Eduard Ibrahimi akuzohet se më 12 mars 2020, rreth orës 15:00, në Prishtinë, e ka privuar nga jeta të miturin L.B., dhe me atë rast me dashje ka vënë në rrezik jetën e të dëmtuarve R.G. dhe B.S.

Kurse të akuzuarit Egzon Matoshi, Lirim Begolli, Përparim Ibrahimi po akuzohen nga Prokuroria për veprën penale të dhënies së ndihmës kryerësit pas kryerjes së veprës penale dhe i akuzuari Përparim edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Gjithashtu lexoni:

​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi …

Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj

Oficerët e FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Policia: Shkeljet në trafik do të dënohen edhe pa ndalimin e automjetit

Kosova News 20/02/2026 20/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë
17:56 -11/07/2026
Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve
17:45 -11/07/2026
Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz
16:21 -11/07/2026
Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës
15:43 -11/07/2026
Basha dhe Pacolli inspektojnë punimet në rrugën Prekoc–Marec–Krilevë
15:18 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?