KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria Themelore në Prishtinë tregon kronologjinë e ngjarjes për rastin e dhunimit të vajzës 11 vjeçe nga qershori
Siguri

Prokuroria Themelore në Prishtinë tregon kronologjinë e ngjarjes për rastin e dhunimit të vajzës 11 vjeçe nga qershori

Kosova News
Kosova News 10:13 -05/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj, në konferencën e mbajtur të hënën, ka treguar kronologjinë e rastit të 11-vjeçares së dhunuar dhe trafikuar në Prishtinë nga 11 persona në muajin qershor dhe gusht të këtij viti.

Ajo ka njoftuar se fillimisht më 21 qershor, viktima ishte raportuar e zhdukur nga nëna e saj, ndërsa një ditë më pas është gjetur dhe është intervistuar nga policia, me ç’rast edhe është dërguar në strehimore.

Një ditë më vonë, është kërkuar të bëhet ekzaminimi fizio-gjinekologjik, por edhe ekzaminimi i ADN-së në trupin e viktimës për shkak të dyshimeve se është shfrytëzuar seksualisht nga persona të ndryshëm.

“Më 21 qershor, e mitura ka dalë nga shtëpia rreth orës 08:00 për të cilin rast nëna e saj e ka raportuar si person i zhdukur dhe me të njoftuar prokurori kujdestar i departamentit për të mitur, i njëjti ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore. Të nesërmen në orën 08:22 në stacionin policor të veriut, është gjetur e mitura dhe menjëherë është intervistuar në prezencë të punëtorit social dhe është dërguar në strehimore. Më datë 22 qershor, hetuesit e kësaj drejtorie kanë njoftuar prokurorin e departamentit për të mitur dhe kanë paraqitur kërkesë për ekzaminim fizio-gjinekologjik. Më datë 23 qershor të këtij viti, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur urdhëresë për ekzaminim e ADN-së në trupin e viktimës dhe në këtë urdhëresë ka paraqitur që kërkesa është urgjente”, ka thënë Ulaj.

- Reklamë -

Pas këtyre urdhëresave më tej është kërkuar që telefoni i viktimës të dërgohet për ekzaminim, ndërsa ekzaminimi është kryer më datë 1 qershor, ku ka përfunduar me arrestimin e gjashtë personave të dyshuar për trafikim dhe dhunim të fëmijës gjatë muajit qershor.

“Më pas është kërkuar që telefoni i viktimës të dërgohet për ekzaminim. Më pas është kërkuar të bëhet ekzaminimi i telefonit më 27 qershor, më 27 qershor është bërë kërkesa për tërheqjen e kamerave të moteleve se ku ka mundur të shkojë viktima. Pas ekzaminimit të telefonit më 1 shtator, është arritur të identifikohen dhe të gjenden personat që janë përfshirë në këtë rast”, ka thënë ajo.

Ulaj ka njoftuar se viktima ka qëndruar rreth një muaj në strehimore dhe me kërkesë të familjes, është liruar më 21 korrik nga strehimorja. 

Të dielën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në adresimin e përbashkët për shtyp me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë akuzuar prokurorët dhe gjyqtarët për dështimet në trajtimin e rasteve të dhunës seksuale.

Kurti ka thënë se 140 prokurorë kanë lejuar parashkrimin e rasteve e 200 gjykatës kanë shqiptuar dënime me kusht.

“Në mbi 85 për qind të këtyre rasteve kanë qenë të mitura. 140 prokurorë kanë lejuar parashkrimin e rasteve të dhunës seksuale. Merreni me mend mbi 200 gjykatës, më shumë se gjysma e gjykatësve në Kosovë, kanë shqiptuar vetëm dënime me kusht dhe gjobë dhe rreth 140 prokurorëve nga gjithsej 200 sa janë u janë parashkruar rastet”, ka thënë ai.

Kurti: Kur dhunuesi lirohet, vettingu është i domosdoshëm – Mbi 200 gjykatës shqiptuan vetëm dënime me kusht e gjobë për dhunimet

Gjithashtu lexoni:

Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale

Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike

Policia jep detaje për arrestimin e dy zyrtarëve komunalë në Mitrovicë të Veriut

Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendorë

Lirohen nga stacioni policor kreu i Mitrovicës së Veriut Radojeviq dhe kryesuesi i Kuvendit

Kosova News 05/09/2022 05/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?