KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria Speciale ngritë aktakuzë kundër ministrit Fikrim Damka – dyshohet për keqpërdorim të detyrës
Siguri

Prokuroria Speciale ngritë aktakuzë kundër ministrit Fikrim Damka – dyshohet për keqpërdorim të detyrës

Kosova News
Kosova News 16:53 -04/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitës kundër ministrit në detyrë për Zhvillim Rajonal, Fikrim Damka, dhe ushtruesit të detyrës së sekretarit të kësaj Ministrie, Besim Kamberaj.

Prokurorët i akuzojnë Damkën dhe Kamberajn se i kanë shkaktuar buxhetit të Kosovës dëme në vlerë prej rreth 1 milion eurove.

Sipas një njoftimi të premten, Damka dhe Kamberaj akuzohen se i kanë tejkaluar kompetencat e tyre ligjore me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për dy organizata joqeveritare, Germin dhe Caritas Zviceran, gjatë periudhës mes 16 gushtit 2021 dhe 24 marsit 2022.

Prokurorët i ngarkojnë ata se kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare dhe Procedurat e Financimit Publik të OJQ-ve, dhe në kundërshtim me kompetencat e Ministrisë, kur kanë tejkaluar limitet e mundësisë së financimit të OJQ-ve nga fondet publike, “duke i financuar organizatat e përmendura pa organizuar thirrje publike”.

“Ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej 1,040,000 euro”, thuhet në njoftim.

Prokuroria tha se i ka Gjykatës Themelore në Prishtinë që, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe ndaj tyre të shqiptohet dënim me gjobë dhe dënim me burgim efektiv.

Nëse shpallen fajtorë, ata rrezikojnë të dënohen deri në pesë vjet burgim, sipas kodit penal të Kosovës. Fikrim Damka – i cili është kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës – u emërua ministër i për Zhvillim Rajonal në Qeverinë Kurti II në vitin 2021.

Gjithashtu lexoni:

“Do të të kujtoj gjithmonë me buzëqeshjen tënde”, vjen reagimi i parë nga një bashkëlojtarë i Jotas te Liverpooli

Nipi i Helmut Kohlit mban fjalim të fuqishëm për Kosovën, në parlamentin gjerman

“Ka marrëveshje”, Kina dhe SHBA “zbusin” luftën tregtare mes tyre

“Opozita po më zgjat mandatin”, Abdixhiku për Kurtin: Po flet pa fije intelegjence, është jolegjitim e ka uzurpuar detyrën e kryeministrit

Ligjvënësi ukrainas tërheq nominimin për Trump sa i përket Çmimit Nobel për Paqe

Kosova News 04/07/2025 04/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
35°C
Pristina
clear sky
35° _ 34°
20%
4 km/h
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C
Tue
37 °C

Lajmet e Fundit

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet
22:49 -04/07/2025
Arrestohen 15 persona në Mitrovicë, parandalohet përleshja ndërmjet dy grupeve
22:46 -04/07/2025
Kyle Walker befason me skuadrën e re
22:03 -04/07/2025
Kurti dhe Nagavci vizitojnë kampin edukativ me fëmijë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian
21:21 -04/07/2025
Osmani: Kosova feston krah për krah me Amerikën, aleatin tonë më të madh
20:11 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?