Pak më parë mediumi Kosovanews raportoi ekskluzivisht arrestimin e Nuredin Gashi-Drenica, i cili në vazhdimisht ka kërcenuar kryeministrin Albin Kurti dhe ka bërë thirrje për vrasjen e tij.
Prokuroria Speciale në një njoftim për media e ka konfirmuar arrestimin e tij.
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se i dyshuari Nuredin Gashi, akuzohet për veprën penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”.
I dyshuari me inicialet N.S. u arrestua të enjten me urdhër të Prokurorisë Speciale.
“Prokuroria Speciale njofton se i dyshuari N.S. ka bërë kanosje të dhunës për vrasje ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, pasi që ka bërë një postim në rrjetin social Facebook me përmbajtje inkriminuese, si dhe, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të emisionit DEBAT PLUS, të datës 30 gusht 2023, të njëjtën deklaratë i njëjti e përsëritë. Me aktvendim të Prokurorisë Speciale i njëjti është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.