KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria propozon dëbimin e Popoviqit për dy vjet nga Kosova, gjykata vendos pasdite
Siguri

Prokuroria propozon dëbimin e Popoviqit për dy vjet nga Kosova, gjykata vendos pasdite

Kosova News
Kosova News 11:03 -08/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka propozuar që i akuzuari Igor Popoviq të dënohet me gjobë prej 3 mijë eurosh dhe dëbim prej 2 vjetësh nga Kosova, pas arritjes së marrëveshjes për pranimin e fajësisë mes të dy palëve.

Sipas aktakuzës, më 18 korrik 2025, rreth mesditës, Popoviq ka mbajtur një fjalim publik në Rahovec me përmbajtje që, sipas prokurorisë, nxiste urrejtje dhe përçarje ndëretnike. Gjatë fjalës së tij, ai ka bërë deklarata që cilësohen si nxitëse ndaj grupeve etnike.

Për këtë masë u pajtua edhe vetë i akuzuari Popoviq dhe mbrojtja e tij.

Prokurorja e rastit, Fikrie Zejnullahu tha se nga marrëveshja, rezulton që gjykatës t’i propozohet shqiptimi i njëjtit dënim, sipas marrëveshjes, për veprën penale për të cilën akuzohet, gjashtë muaj burgim, i cili të zëvendësohet me gjobë në shumën prej 3 mijë eurosh.

Ajo i propozoi gjykatës që në të njëjtën kohë, të shqiptohet edhe dënimi plotësues – dëbimi nga territori i Kosovës për një afat prej dy vjetësh, për çka palët janë pajtuar.

“Aktakuzës i është bashkangjit marrëveshja për pranimin e fajësisë. Kjo marrëveshje është e lidhur në përputhje të plotë me dispozitat penale për këto arsye qenësore. Në radhë të parë i akuzuari Igor Popoviq mjaftueshëm është konsultuar me mbrojtësit e tij që nga fillimi i procedurës penale dhe se ky pranim është në përputhje të plotë me të gjitha provat me të cilat është arsyetuar aktakuza. Kjo marrëveshje i përmbushë të gjitha kriteret qe të pranohet nga gjykata. Nga marrëveshja rezulton që Gjykatës i propozojmë që t’i shqiptojë po të njëjtit dënim sipas marrëveshjes që për veprën penale që akuzohet të gjykohet me gjashtë muaj burgim i cili dënim t’i zëvendësohet me dënim me gjobe në lartësi prej 3 mijë euro. Në të njëjtën kohe t’i shqiptohet dënimi i plotësuar dëbimi nga shteti i Kosovës në afat prej dy vitesh, për cka edhe jemi pajtuar”, tha Zejnullahu.

Avokati i Popoviq, Millosh Delliviq tha se i qëndrojnë mbrapa marrëveshjes së arritur me Prokurorinë Speciale.

“Ne si mbrojtje i qëndrojmë mbrapa marrëveshjes së arritur me Prokurorinë, janë plotësuar kushtet nga neni 230 i kodit të procedurës penale pika 17 për pranimin e marrëveshjes nga ana e gjykatës”, tha ai.

Gjyqtari Kujtim Krasniqi bëri të ditur se sot të bëhet shpallja e aktgjykimit në orën 14:00.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Igor Popoviq, ndihmësdrejtor në të ashtuquajturën Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i cili u arrestua muajin e kaluar nga Policia e Kosovës.

Arrestimi ndodhi pas mbajtjes së një fjalimi në Hoçë të Madhe të Rahovecit, ku ai u shpreh kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas aktakuzës, më 18 korrik 2025, rreth mesditës, Popoviq ka mbajtur një fjalim publik në Rahovec me përmbajtje që, sipas Prokurorisë, nxitte urrejtje dhe përçarje ndëretnike. Gjatë fjalës së tij, ai ka bërë deklarata që cilësohen si nxitëse ndaj grupeve etnike.

Prokuroria vlerëson se përmes këtyre deklaratave, Popoviq ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve, duke nxitur mosbesim dhe tensione ndëretnike, dhe duke rrezikuar bashkëjetesën në shoqërinë kosovare.

I akuzuari ka pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohet.

Gjithashtu lexoni:

Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim dhe 5 mije euro gjobë

Aksident i rëndë në Carralevë, përfshihen tre kamionë dhe një veturë

Inspektim në disa autoparkime në rajonin e Pejës, evidentohen shkelje të ndryshme

Sami Lushtaku dhe 7 të akuzuarit e tjerë para gjykatës, pritet të japin fjalët përfundimtare në rastin “Drenica 1”

Kurti flet për marrëdhëniet me SHBA-në, thotë se ato janë të veçanta që nga shekulli XIX

Kosova News 08/08/2025 08/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Nis rehabilitimi i zonave të degraduara në pellgun e Drinit të Bardhë
14:51 -24/07/2026
Tri kazerma të FSK-së do të ndërtohen me investime milionëshe
13:52 -24/07/2026
Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim dhe 5 mije euro gjobë
13:35 -24/07/2026
Kurti: Paga minimale 500 euro dhe më shumë mbrojtje për të drejtat e punëtorëve
13:05 -24/07/2026
Çështja e presidentit, Haxhiu: Duket që nuk jemi shumë afër, uroj të intensifikohen takimet
12:50 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?