KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria kërkon t’iu vazhdohet paraburgimi Veselit, Krasniqit dhe Selimit
Siguri

Prokuroria kërkon t’iu vazhdohet paraburgimi Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Kosova News
Kosova News 13:39 -28/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka kërkuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) t’iu vazhdohet masa e paraburgimit Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Për tre të akuzuarit, Prokuroria kërkesat i ka bërë ndaras dhe i ka dorëzuar më 26 gusht 2025, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokuroria thotë se për Veselin, Selimin dhe Krasniqin nuk ka asnjë zhvillim që nga vendimi i fundit për vazhdimin e paraburgimit, që do të mbështesnin ndërrimin e kësaj mase.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer krime brenda juridiksionit të DhSK-së, konkretisht për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Prokuroria thotë se ka mjaftueshëm mundësi reale që Veseli, Selimi dhe Krasniqi të arratisen. Këtë, Prokuroria e argumenton duke përmendur dijeninë e të akuzuarve për akuzat e renda të konfirmuara ndaj tyre dhe dënimin e mundshëm që mund të rezultojë nga ato. Veç kësaj, thuhet se ata kanë njohuri edhe për provat lidhur me këto krime.

Përveç kësaj, Prokuroria pretendon se tre të akuzuarit ka rrezik që të pengojnë procedurat dhe përfundimi i çështjes së Prokurorisë nuk e eliminon këtë rrezik për shkak se ekziston rreziku që dëshmitarët të pengohen edhe pas dhënies së dëshmisë së tyre.

Prokuroria përmend vlerësimet e gjykatës, duke shtuar se rreziku i ndërhyrjes përfshinë çdo përpjekje për t’u hakmarrë ndaj dëshmitarëve që kanë dëshmuar në këto procedura, përpjekje për të nxitur tërheqjen e dëshmive dhe përpjeke për të ndërhyrë në dëshmitarë në procedura paralele.

Sipas Prokurorisë, lirimi i njërit nga të akuzuarit nuk do të ishte në përputhje me mbrojtjen efektive të dëshmitarëve.

Prokuroria thotë se në Kosovë vazhdon klima e frikësimit të dëshmitarëve dhe ndërhyrjes në procedura penale kundër ish-anëtarëve të UÇK-së.

Ata i referohen edhe një konstatimi të Gjykatës në çështjen ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, ku është thënë se mbrojtja e dëshmitarëve ka vazhduar të jetë çështje aktuale në Kosovë.

Prokuroria thekson se në këtë gjykim iu dha peshë dëshmisë së ekspertit Robert Reid, i cili kishte deklaruar se mbi 20 vite në këtë fushë, nuk kishte parë frikësim të dëshmitarëve në nivelin që ekziston në Kosovë.

Klimë e frikësimit të dëshmitarëve në Kosovë ishte konstatuar edhe në gjykimin ndaj Pjetër Shalës, sipas Prokurorisë.

“Kjo klimë frikësimi vazhdon të jetë e pranishme, siç u vërejt nga Kolegji gjykues në çështjen Shala dhe siç shihet në raportimet mediatike, përfshirë edhe pas dëshmive. Natyrë provokuese dhe personale e sulmeve, si dhe komentet që ato nxisin, mund të rrezikojnë privatësinë, mirëqenien dhe sigurinë e dëshmitarëve të ardhshëm dhe/ose të kaluar”, thuhet në kërkesën për vazhdimin e paraburgimit ndaj Jakup Krasniqit.

Madje, tek kërkesa për Krasniqin, Prokuroria i referohet sërish postimit të të akuzuarit që e kishte bërë më 2020-ën, në të cilin kinse kishte folur për ‘bashkëpunëtorët’ si dhe deklaratat publike, ku kishte kritikuar DhSK-në.

Përveç kësaj, për tre të akuzuarit thuhet se ekziston rreziku i kryerjes së krimeve të tjera.

Si rrjedhojë, Prokuroria thotë se asnjë masë për lirimin me kusht nuk mund të zbusë mjaftueshëm rreziqet ekzistuese si dhe vazhdimi i paraburgimit mbetet proporcional dhe i arsyeshëm.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

Ndërsa, mbrojtja kishte bërë kërkesë sipas Rregullës 130, e cila parasheh kërkesën për rrëzimin e ndonjë akuze apo akuzave në tërësi në aktakuzë. Vendimi mbi këtë kërkesë ishte marrë më 16 korrik 2025. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, ajo që kishte kërkuar mbrojtja ishte mosmbështetja në pretendime për krime lufte që kanë të bëjnë me incidente që kanë ndodhur para majit të 1998-ës dhe pas 20 qershorit të 1999-ës.

“Trupi gjykues vëren se incidentet dhe ngjarjet që kanë ndodhur në kohën që kundërshtohen prej mbrojtjes nuk janë akuza brenda kuptimit të Rregullës 130”, tha kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.

Si rrjedhojë, ishte rrëzuar ky mocion me arsyetimin se trupi gjykues s’e ka autoritetin për të rrëzuar materiale që përbëjnë akuzat që kanë të bëjnë me shkaqe kohore. Ndërsa, po të njëjtën ditë, mbrojtja e viktimave kishte paraqitur provat e veta duke thirrur dy dëshmitare eksperte për të dëshmuar njëkohësisht.

Gjithashtu lexoni:

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan

Arrestohet një shtetas serb në Kosovë, dyshohet për importim të kundërligjshëm të armëve

Plagosje me armë zjarri në Vushtrri, policia në kërkim të të dyshuarit

Ulutash: NATO-ja do të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë

Dyshohet për vrasje aksidentale mes familjarëve në Strellc të Deçanit

Kosova News 28/08/2025 28/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?