KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria jep detaje për gjuajtjen me armë në rrugën afër Ministrisë së Industrisë
Siguri

Prokuroria jep detaje për gjuajtjen me armë në rrugën afër Ministrisë së Industrisë

Kosova News
Kosova News 09:38 -11/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Të shtëna me armë zjarri pati gjatë pasdites së djeshme në rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari” në Prishtinë, zonë kjo krejt afër Ministrisë së Industrisë.

Për disa orë radhazi kjo rrugë qëndroi krejtësisht e bllokuar nga Policia e Kosovës.

KosovaNews raportoi se të shtënat kanë ardhur nga një person i cili ishte me motoçikletë dhe ka gjuajtur në drejtim të një automjeti të tipit BMW.

Kësisoj me të dëgjuar të shtënat, në vendin e ngjarjes arritën edhe njësitë policore.

- Reklamë -
LAJMI I FUNDIT! Gjuajtje me armë në Prishtinë, motoçiklisti sulmon veturën në lëvizje

I dyshuari në këtë rast kishte arritur që të largohej nga vendi i ngjarjes, ndërsa nga Prokuroria Themelore në Prishtinë janë deklaruar lidhur me rastin.

Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj se rasti tashmë është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.

“Rasti të cilit i referoheni, ju njoftojmë se prokurori kujdestar ka iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Vrasje në tentativë” dhe në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të identifikimit të dyshuarve, si dhe ndriçimit të të gjitha rrethanave të kësaj çështje penale”, tha Ulaj.

Lidhur me rastin nga Policia e Kosovës u theksua se “Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një person i dyshuar nga një motoçikletë në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture. Nuk raportohet për persona të lënduar.

Po ashtu u tha se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit i cili është cilësuar vrasje në tentativë.

Ndryshe deri më tani nuk ka pasur ndonjë informacion nëse i dyshuari është identifikuar apo lokalizuar, por mbetet të shihet nëse Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë do të arrijnë që të ndalojnë në një afat më të shkurtër, të dyshuarin në këtë rast.

Policia konfirmon të shtënat para MI-së, personi me motoçikletë shtiu në një veturë

Gjithashtu lexoni:

Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro

Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjistruar

Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore

Nis ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja

Kosova News 11/10/2022 11/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes
14:25 -06/06/2026
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro
13:57 -06/06/2026
KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!
13:20 -06/06/2026
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
12:39 -06/06/2026
Mbyllja e Evropës: Gjithnjë e më pak hapësirë ​​për migrantë
12:27 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?