Prokuroria Themelore në Prizren në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka ndërmarrë një aksion lidhur me veprën penale degradimi ose shkatërrimi i mjedisit.
Kryeprokurori në Prizren, Petrit Kryeziu ka konfirmuar për Telegrafin zhvillimin e aksionit përgjatë rrjedhës së lumit Drini i Bardhë në territorin që mbulohet nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, lidhur me dyshimet për nxjerrjen ilegale të zhavorrit.
Për më shumë detaje lidhur me aksionin e zhvilluar kundër degradimit të mjedisit , kryeprokurori Kryeziu, do të mbajë gjatë ditës edhe një konferencë për media.