KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj 10 personave për organizim bixhozi
Siguri

Prokuroria e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj 10 personave për organizim bixhozi

Kosova News
Kosova News 14:26 -10/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje


Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj dhjetë (10) personave, A.O, G.N, A.Sh , H.R, M.K, P.A, E.B, A.J, R.B, F.H për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe  aktakuzë ndaj F.M për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga Kodi penal i Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës që përmban gjithsej njëzetegjashtë (26) faqe, prokurori i shtetit ka përshkruar veprimet inkriminuese  për veprat penale të njëmbëdhjetë të pandehurve që u vihen në barrë.

Nga veprimet hetimore të cilat janë kryer në afatin optimal nga prokurori i çështjes, ka rezultuar se i pandehuri A.O, më 17 gusht të vitit 2025 rreth orës 02:00, në lokalin e tij “Te Katamt” në fshatin Isniq të Deçanit, me dashje e me qëllim të përftimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe personat tjerë, në lokalin e tij të lartcekur, organizon veprimtari të skemave piramidale të bixhozit të paligjshëm, të llojit të lojërave të fatit.

Prokurori i Shtetit ka akuzuar edhe nëntë (9) të pandehur tjerë të cilët natën kritike, në lokalin e lartë cekur, me dashje e në bashkëkryerje, me qëllim të përftimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe personat tjerë, marrin pjesë në organizimin e veprimtarisë së bixhozit të paligjshëm, të njëjtit hasin të pandehurit e sipërshënuar duke luajtur bixhoz  në një dhomë të veçantë brenda lokalit e dedikuar për lojëra bixhozi, ku disa nga ta tentojnë të ikin nga një derë alternative e cila ndodhej brenda asaj dhome, mirëpo të njëjtit arrestohen, ndërsa në tavolinën në të cilën po luanin policia  hasin letra të bixhozit si dhe shuma të konsiderueshme të hollave, te secili  i pandehur në shumën totale prej 17.578 euro,  të cilat sekuestrohen nga ana e Policisë e Kosovës me autorizimin e Prokurorit  të Shtetit.

Ndërsa i pandehuri F.M akuzohet se natën kritike ka poseduar armë për çka ngarkohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,  të KPK-së.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit e lartcekur kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtorë dhe të dënohen sipas Ligjit për veprat penale të cila u vihet në barrë.

Gjithashtu lexoni:

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan

Arrestohet një shtetas serb në Kosovë, dyshohet për importim të kundërligjshëm të armëve

Plagosje me armë zjarri në Vushtrri, policia në kërkim të të dyshuarit

Ulutash: NATO-ja do të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë

Rrustemi: Politikisht vendimin për mosthirrje të seancës konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare

Kosova News 10/12/2025 10/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive
19:42 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?