KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria e Mitrovicës nis hetime ndaj pronarit të “Beni Donës” për rastin e ushqimit pa afat dhe helmimin e policëve të Njësisë Speciale të Kosovës
Siguri

Prokuroria e Mitrovicës nis hetime ndaj pronarit të “Beni Donës” për rastin e ushqimit pa afat dhe helmimin e policëve të Njësisë Speciale të Kosovës

Jeton Sopa
Jeton Sopa 11:46 -18/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka nisur hetimet ndaj pronarit të kompanisë “Beni Dona Plast” Ragip Mustafa i njohur ndryshe si Ragip “Zhaba”, i cili njëherit është edhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Në kohën kur Policia e Kosovës po përballej me situatë të tensionuar në veri, nga grupet kriminale serbe, kompanisë “Beni Dona” i sekuestrohen me mijëra copë jogurt, peshk, krem e qumësht me afat të skaduar, në kampin e Njësisë Speciale “Belvedere” në Mitrovicë.

Ky konfiskim erdhi pasi që dyshohej se kjo kompani ka vënë në qarkullim artikuj te dëmshëm ushqimor pas datës së skadimit, madje duke e ditur se janë të dëmshme për shëndetin e njeriut.

Në këtë mënyrë, atë kohë disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës edhe ishin helmuar.

Gjetjet skandaloze nga raportet e AVUK-it, Inspektoratit Sanitar, dhe IKSHPK

Policët e Njësisë Speciale në Veri helmohen nga konsumimi i ushqimit të kompanisë “Beni Dona” kishin simptoma të fryrjes së barkut dhe barkqitje, nuk mund të bënin kontrolle mjekësore për shkak të situatës së tensionuar. Mostrat e mishit dërgohen për analiza  në IKSHPK dhe dalin pozitive me përmbajtje të bakterieve të rrezikshme.

Për këtë shkak pas marrjes ë rezultateve ku dëshmohej se ushqimet ishin pa afat dhe jo sipas kritereve, Policia e Kosovës në dhjetor të vitit të kaluar kishte ngritur kallëzim penal ndaj Mustafës.

E tash pas gati katër muajsh të kallëzimit penal, Prokuroria Themelore e Mitrovicës pohon se kanë nisur hetimet ndaj pronarit të kompanisë “Beni Dona Plast”, Ragip Mustafa.

Hetimet kanë nisur nën dyshimin se nga personi në fjalë apo kompania e tij, janë kryer së paku dy vepra penale sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Rasti është inicuar për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale nga neni 415 dhe 261 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Rasti është në proces”, thuhet në një përgjigje për KosovaNews nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

Me kallëzimin penal të Policisë, Ragip Mustafa akuzohet për dy vepra penale dhe tashmë hetohet nga Prokuroria  për “Prodhimin dhe vënien në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor” i sanksionuar nga neni 261 dhe Keqpërdorim dhe Mashtrim në Prokurimin Publik nga neni 415 te KPRK”.

KosovaNews pati shkruar kohë më parë për kallëzimin penal prej 7 faqesh nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion ne Mitrovice Jug, bërë në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Ne fillim të këtij kallëzimi penal Ragip Mustafa përshkruhet si person me të kaluar kriminale ku mbi të rëndojnë 5 raste të dyshimta.

Ndryshe Kompania “Beni Dona Plast” ka për pronar Ragip Mustafën i cili njihet si njeri i afërt me Agim Veliun dhe ish-kryeministrin Isa Mustafa. Kjo kompani është njëra ndër ato që ka përfituar tender publik me dhjetëra miliona euro që nga paslufta.

LEXO detajet në linkun më poshtë”

Ekskluzive: Policia ngrit kallëzim penal ndaj Ragip Mustafës, “Beni Dona” furnizoi Njesinë Speciale në veri me ushqime pa afat dhe mish të kontaminuar

Gjithashtu lexoni:

Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës

Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura

Haradinaj: Ilirin e Hazirin do t’i nderojmë dhe përkujtojmë përjetë

AAK-ja do t’i çojë në Kushtetuese vendimet e Kuvendit

Tentim vrasje në Viti

Jeton Sopa 18/04/2023 18/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Karateistët kosovarë, një fitore dhe një humbje në Evropianin e Yerevanit
16:13 -09/05/2025
Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja
15:45 -09/05/2025
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës
15:37 -09/05/2025
Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura
15:07 -09/05/2025
Trump: Tarifa prej 80 për qind ndaj mallrave kineze duket e drejtë
14:46 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?