KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria e Gjakovës kërkon paraburgim për shtetasin shqiptar që e kapi me qese droge në mes të ditës në qytet
Siguri

Prokuroria e Gjakovës kërkon paraburgim për shtetasin shqiptar që e kapi me qese droge në mes të ditës në qytet

Kosova News
Kosova News 13:24 -04/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se ndaj të pandehurit me inicialet A.B., shtetas i Republikës së Shqipërisë, ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur, kërkesë në Gjykatën Themelore Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se më datë 03.04.2026 rreth orës 12:30 në Gjakovë rr.”Megzon Boshnjaku”, respektivisht në parkingun e restorantit “O….”, i pandehuri pa autorizim posedon, transporton substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë, substanca psikotrope ose analoge, me qëllim të shitjes ose shpërndarjes.

“Në atë mënyrë që pasi Policia e Kosovës, ka siguruar informacion dhe më pas ka vëzhguar të pandehurin, i cili me automjetin e tij “Ford Focus” me targa të regjistrimit……,ndalet në parkingun e lartcekur dhe pasi hetuesit kontaktojnë dhe identifikojnë të pandehurin, menjëherë në mënyrë urgjente është kryer kontrolli në automjetin e tij, ku në ulësen e pasme janë gjetur dhjetë (10) qese të mbushura me substancë narkotike të dyshuar për llojin marihuanë (një qese najloni me ngjyrë të gjelbër brenda së cilës kanë qenë paketimet si në vijim: 536 gr, 559 gr, 535 gr, 535 gr, 536 gr) si dhe (një qese letre brenda së cilës kanë qenë paketimet si në vijim: 560 gr, 534 gr, 544 gr, 538 gr, 536 gr)  në peshë të përgjithshme prej 5 Kg e 413 gr, të cilat janë sekuestruara nga hetuesit policor”, thuhet në njoftim.
Prokuroria njofton se me këto veprime i pandehuri A.B., ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 par.2 të KPRK-së.

Gjithashtu lidhur me këtë rast është sekuestruar edhe automjeti i të pandehurit i cili ka shërbyer si mjet për transportimin e substancës narkotike, si dhe dy (2) telefona.I pandehuri që nga data 3 prill 2026, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartcekur.

Gjithashtu lexoni:

Vjedhen pajisje ndërtimore për tri ditë rresht në Vushtrri

Një person në Ferizaj sulmon me thikë dy qytetarë

Policia bastis tri lokacione në Mitrovicë, sekuestron armë dhe ndalon një të dyshuar për kontrabandim me migrantë

Sot shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan

Arrestohen dy persona në Prishtinë

Kosova News 04/04/2026 04/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Edhe Frankfurti e përmirëson gabimin për Kosovën
11:33 -10/07/2026
Hamza: PDK-ja në këtë mandat do të qëndrojë në opozitë, i urojmë suksese Kurtit
11:30 -10/07/2026
Kurti flet pas takimit me Hamzën
11:27 -10/07/2026
Vjedhen pajisje ndërtimore për tri ditë rresht në Vushtrri
10:39 -10/07/2026
Rriten çmimet e derivateve
10:23 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?