Njëri nga sulmuesit derisa e godiste, ai po ashtu edhe e kërcënonte duke i thënë viktimës: “Kom me ta shpraz karikatorin n’kry”.
Ndërkaq, kjo ngjarje e tmerrshme që ndodhi në pikë të ditës më 7 tetor të këtij viti, nga prokurori i Shtetit është iniciuar si ‘Lëndim i lehtë trupor”, shkruan KosovaNews.
Ai tutje tha se viktima kishte raportuar se nuk i njihte personat që e kanë sulmuar.
Gashi tregoi po ashtu se në lidhje me rastin, pas një video incizimi, njësitet e hetuesisë kanë identifikuar katër persona të dyshuar dhe kanë arritur t’i arrestojnë.
“Rasti ka ndodhur më 07.10.2022 rreth orës 12:40 minuta, viktima ka raportuar se ishte sulmuar nga disa persona të rinj të panjohur për të. Rasti nga prokurori i Shtetit është iniciuar si ‘lëndim i lehtë trupor’. Më datë 15.10.2022, njësiti i hetuesisë në Pejë ka arritur përmes një video incizimi t’i identifikojë dhe t’i arrestoj katër personat e dyshuar”, ka thënë ai.
Tutje Gashi u shpreh se ndaj tre personave (një i rritur, dy të mitur) është caktuar masë e ndalimit policorë, ndërsa ndaj personit të katërt pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“ Ndaj tre personave të dyshuar është caktuar masë e ndalimit policorë, ndërsa ndaj të dyshuarit të katërt pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. I dyshuari i parë përveç veprës ‘lëndim i lehtë truporë’ është ngarkuar dhe me veprën penale ‘kanosje’”, ka thënë Gashi.
Sipas tij, i dyshuari i parë është mbajtur në paraburgim për 48 orës, ndërsa dy të tjerët nga 24 orë pasi janë të mitur.
Ndërsa, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi tha se janë arrestuar personat e dyshuar.
“Personi i dyshuar i moshës madhore është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij prokurori i shtetit ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ku kërkesa e Prokurori të Shtetit është aprovuar nga Gjykata. Për dy personat e dyshuar ( të mitur) për njërin është bërë masa e arrestit shtëpiak, ndërsa për tjetrin ndalimi i afrimit të personit”, ka thënë Nikçi.