KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria e Beogradit ankohet ndaj vendimit për lirimin e Radoiçiqit
Rajon

Prokuroria e Beogradit ankohet ndaj vendimit për lirimin e Radoiçiqit

Kosova News
Kosova News 15:32 -06/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria e Lartë në Beograd parashtroi ankesë të premten kundër vendimit të gjyqtarit i cili e hodhi poshtë kërkesën e saj për caktimin masës së paraburgimit ndaj Millan Radoiçiqit në fillim të kësaj jave, konfirmoi ajo.

Prokuroria bëri ankesë për shkak të rrezikut të arratisjes së Radoiçiqit, pas sulmit të armatosur më 24 shtator në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës, përgjegjësinë për të cilin e mori vetë Millan Radoiçiq.

Prokuroria e Lartë Publike tha se ankesa është parashtruar “për shkak të gjendjes së pasaktë dhe paplotë faktike”.

“Apeli kërkon ndryshimin e vendimit të marrë dhe caktimin e paraburgimit për të dyshuarit”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serb në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Në luftimet që pasuan në manastirin e fshatit, u vranë tre sulmues serbë.

Serbia i ka hedhur poshtë akuzat e Kosovës se ajo qëndron pas sulmit të cilësuar nga autoritetet kosovare si “tentim për ta aneksuar veriun e Kosovës”.

Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, e mori përgjegjësinë për sulmin rreth pesë ditë më vonë, shkruan REL.

Më 3 tetor, Radoiçiqi u arrestua, u mor në pyetje dhe u urdhërua të mbahej në paraburgim policor deri në 48 orë.

Megjithatë, ai u lirua një ditë më vonë pasi gjykatësi refuzoi ta paraburgoste.

Në ankesën e 5 tetorit, Prokuroria më e lartë serbe kërkoi ndryshimin e vendimit dhe paraburgimin e Radoiçiqit, sipas televizionit serb N1.

Dritan Abazoviq: Serbia duhet t’i ekstradojë në Kosovë kriminelët e 24 shtatorit
Kryediplomatja gjermane: Serbia të sqarojë sulmin në Banjskë dhe ndaj KFOR-it

Gjithashtu lexoni:

Maqedonci takon atasheun çek të mbrojtjes, e falënderon për bashkëpunimin

Vjedhje e rëndë në Pejë/ 27-vjeçarja raporton se iu morën 94 mijë franga zvicerane nga valixhja

Haxhiu: Pushteti politik buron nga vota e qytetarëve, asnjë forcë nuk mund ta zëvendësojë vullnetin e tyre

Jashari pret në takim lamtumirës atashetë e ShBA-së

Zejnulla Gashi merr detyrën e kryeprokurorit të ahtetit: “Do të jem kryeprokuror i të gjithëve”

Kosova News 06/10/2023 06/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Wed
21 °C
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit
19:43 -15/07/2026
Haxhiu: Nexhmije Pagarusha, zëri i artë që frymëzoi breza të tërë
19:31 -15/07/2026
AUV fillon kontrollet emergjente pas dyshimeve për helmime në Prishtinë dhe Han të Elezit
19:25 -15/07/2026
William Walker: Deklarata e ministres serbe tregon që ajo është një kriminele e sinqertë lufte
18:49 -15/07/2026
Gashi: Partia ka nevojë për reflektim dhe votëbesim
18:46 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?