KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria dhe Policia me komunikatë të përbashkët për aksionin në Jabllanicë: Sekuestrohen 91 bimë kanabisi, armë dhe arrestohet një person
Siguri

Prokuroria dhe Policia me komunikatë të përbashkët për aksionin në Jabllanicë: Sekuestrohen 91 bimë kanabisi, armë dhe arrestohet një person

Kosova News
Kosova News 19:15 -18/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjatë gjithë ditës është raportuar për një aksion të gjerë kundër narkotikëve në rajonin e Pejës, ndërsa autoritetet kanë publikuar detaje zyrtare për rastin.

Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, ka njoftuar se operacioni është zhvilluar në fshatin Jabllanicë e Vogël, ku është zbuluar dhe më pas asgjësuar një laborator për prodhimin e drogës.

Sipas njoftimit, aksioni është realizuar nga njësitë anti-drogë në kuadër të planit operativ “Stop drogave”, gjatë të cilit janë sekuestruar 91 bimë të llojit kanabis, si dhe pajisje të sofistikuara që përdoreshin për kultivimin dhe prodhimin e narkotikëve.

Gjatë kontrollit është gjetur edhe një armë zjarri, ndërsa është konstatuar se objekti ishte i kyçur ilegalisht në rrjetin elektrik për të mundësuar funksionimin e pajisjeve.

Në lidhje me rastin është arrestuar një person i dyshuar, i cili me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë, ndërkohë që hetimet janë duke vazhduar.

Me autorizim të prokurorit, bimët e sekuestruara janë asgjësuar, ndërsa provat e tjera do të përdoren në procedurën penale. Brenda afatit ligjor, pritet që prokurori të paraqesë kërkesë për sigurimin e prezencës së të dyshuarit në procedurë.

Autoritetet kanë theksuar se mbeten të përkushtuara në luftimin e kriminalitetit dhe kanë bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët në raportimin e aktiviteteve të kundërligjshme.

Komunikata e plotë: 

Zbulohet dhe asgjësohet një laborator i drogës në një fshatë të Pejës, arrestohet i dyshuari

Prokuroria Themelore në Pejë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, konkretisht Njësinë Anti-Drogë në Pejë, njoftojnë opinionin publik se sot kanë realizuar një aksion në fshatin Jabllanicë e Vogël, Komuna e Pejës.

Gjatë këtij aksioni është zbuluar dhe shkatërruar një laborator për prodhimin e narkotikëve të llojit Kanabis sativa.

Në kuadër të operacionit anti-drogë të planit operativë “Stop drogave” janë sekuestruar gjithsej 91 bimë narkotike të llojit Kanabis sativa, pajisje të sofistikuara për prodhimin e narkotikëve, një armë zjarri, si dhe është konstatuar kyçje ilegale në rrjetin elektrik për funksionimin e këtyre pajisjeve në kuadër të veprimtarisë së kundërligjshme.

Policia e Kosovës gjatë aksionit ka arrestuar një (1) person të dyshuar, i cili me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.

Po ashtu, me autorizim të prokurorit të shtetit, njësitet përkatëse policore kanë sekuestruar dhe më pas asgjësuar 91 bimët narkotike, ndërsa provat e tjera të sekuestruara do të shërbejnë në procedurën penale.

Prokurori i shtetit, brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurën penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, mbeten të përkushtuara në luftimin e kriminalitetit dhe në vënien para drejtësisë të të gjithë personave që kryejnë vepra penale.

Njëkohësisht, inkurajohen të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që, nëse posedojnë informacione për veprimtari të kundërligjshme, të bashkëpunojnë ngushtë me Prokurorin e Shtetit dhe Policinë e Kosovës, në funksion të zbatimit të ligjit dhe garantimit të sigurisë publike.

Gjithashtu lexoni:

Arrestohet një shtetas serb në Kosovë, dyshohet për importim të kundërligjshëm të armëve

Plagosje me armë zjarri në Vushtrri, policia në kërkim të të dyshuarit

Ulutash: NATO-ja do të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë

Dyshohet për vrasje aksidentale mes familjarëve në Strellc të Deçanit

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, humb jetën një 19-vjeçar

Kosova News 18/04/2026 18/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive
19:42 -23/07/2026
Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite
19:35 -23/07/2026
Arrestohet një shtetas serb në Kosovë, dyshohet për importim të kundërligjshëm të armëve
19:14 -23/07/2026
Plagosje me armë zjarri në Vushtrri, policia në kërkim të të dyshuarit
18:30 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?