Prokurori i Prokurorisë Speciale, Admir Shala është deklaruar lidhur me bastisjet në Ministrinë e Bujqësisë, ku tha se bastisjet po zhvillohen lidhur me hetimet për dhënien në shfrytvzim të Fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore.
Ai tha para medieve se lokacionet ku po zhvillohen bastisjet janë: Ministria e Bujqësisë, Agjencia për Zhvillim e Bujqësisë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe lokacioni i kompanisë fituese të kontratës.
“Prokuroria Speciale ka filluar një hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim të Fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore. Hetimi është duke u zhvilluar lidhur me dyshimet për dhënien me qira të kësaj Fabrike. Jemi në fazën e hetimit”, tha Shala.
Lexo ppo ashtu:
Prokurori tha se bastisjet po zhvillohe në bazë të urdhrit të gjykatësit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë Speciale.
“Po ashtu, me autorizimin tonë, Policia së bashku me ne është duke i marrë të gjitha veprimet e nevojshme, me qëllim të sigurimit të informacioneve të nevojshme dhe drejt zbardhjes së rastit konkret”, tha Shala, duke shtuar se bastisjet po zhvillohen në katër lokacione.
Ndërkaq, nga Prokuroria Speciale njoftuan se Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është duke zhvilluar bastisje në katër lokacione.
Lexo po ashtu: