KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokurori Labinot Jetishi në seancën për paraburgimin e Nexhmi Krasniqit dhe të tjerëve: Prokuroria as nuk linçon, as nuk frikësohet
Siguri

Prokurori Labinot Jetishi në seancën për paraburgimin e Nexhmi Krasniqit dhe të tjerëve: Prokuroria as nuk linçon, as nuk frikësohet

Kosova News
Kosova News 13:49 -07/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Më rastin e mbajtjes së seancës dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër të dyshuarve, ish-drejtorit të Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, Xhevat Sallauka, Ramadan Paçarizi dhe Liman Sallauka, prokurori Labinot Jetishi i është drejtuar mbrojtësit të Krasniqit, avokatit Besnik Berisha, se prokuroria nuk linçon e as nuk frikësohet.

Sipas dosjes së gjykatës, fillimisht prokurori Jetishi ka saktësuar se më 4 gusht 2025 kanë nxjerrë aktvendim për fillim të hetimeve ndaj katër të dyshuarve, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Tutje, Jetishi ka sqaruar në seancë se mbetet në tërësi pranë kërkesës për caktim të masës së paraburgimit dhe, duke theksuar se në raport me pretendimet e mbrojtësit të Krasniqit, avokatit Besnik Berisha, e ka siguruar se prokuroria as nuk linçon, as nuk provokon.

“…e falënderoj gjykatën që më në fund m’u dha fjala lidhur me pretendimet e mbrojtësve, me theks të veçantë mbrojtësit të të pandehurit Nexhmi Krasniqi, ku me kujdes dëgjova pretendimet, e që në vend se këto pretendime të orientohen në prova dhe fakte, mbrojtja përmend fjalët ‘linçime’ – që po e filloj nga fundi që e kam mbajtur mend – apo ‘provokime’. E siguroj këtu mbrojtjen dhe tërë opinionin publik që prokuroria nuk bën ndaj askujt as linçime, e as nuk e promovon veten, e as nuk fsheh prova dhe as nuk ka frikë të ballafaqohet me prova, dhe se prokuroria nuk është ajo që ia ka vënë emrin ‘detyrim’ kësaj pune…”, ka deklaruar prokurori Jetishi.

- Reklamë -

Tutje, prokurori Jetishi ka deklaruar se prokuroria nuk bën spektakël, por vepron në bazë të provave.

“…se secila provë i është dorëzuar gjykatës dhe se këtu nuk është se prokuroria bën spektakël ashtu siç pretendon mbrojtja..”, thuhet të ketë thënë prokurori Jetishi.

Po ashtu, Jetishi ka përmendur se në këtë rast ekzistojnë transkripte ku dëgjohen shumat e parave në shtëpinë e Krasniqit.

“Ekzistojnë përgjime të ligjshme ku të pandehurit bisedojnë, japin udhëzime se si të veprojnë ndaj një personi tjetër, apo si të shtrëngojnë personin tjetër – në rastin konkret, këtu i pandehuri Nexhmi. Ekzistojnë përgjimet dhe transkriptet ku dëgjohen shumat e parave, 10.000 euro të dhëna në shtëpinë e Nexhmi Krasniqit në zarfe, dhe përgjimi tjetër mes këtu Limanit dhe personit që i ka dhënë, duke i thënë ‘ai na njeh neve edhe për ty edhe për Xhevatin’…”, thuhet në vendimin e gjykatës që “Betimi për Drejtësi” e ka siguruar.

“Betimi për Drejtësi” gjatë ditës ka raportuar mbi përmbajtjen e dosje së prokurorisë për caktim të masës së paraburgimit ndaj katër të dyshuarve përfshirë këtu edhe Krasniqin i cili kishte shërbyer si drejtor i Policisë në Prizrenit.

Po ashtu, “Betimi për Drejtësi” ka raportuar lidhur me atë se çka u sekuestrua gjatë kontrollit të shtëpive në rastin ndaj Nexhmi Krasniqi dhe të tjerëve.

Ndryshe në njoftimin e Prokurorisë thuhet se gjatë kontrollit u sekuestruan përveç armëve edhe telefona mobil e elektroshok../BetimipërDrejtësi

Gjithashtu lexoni:

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

Luan Aliu falënderon qytetarët për mbështetjen: Shihemi nesër pas orës 19:00 për të festuar fitoren që e ndërtuam bashkë

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve

Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde

Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet

Kosova News 07/08/2025 07/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?