KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Projektligji për Zyrtarët Publik dhe ai për Paga, GLPS: Mangësi dhe paqartësi të mëdha
EkonomiPolitikë

Projektligji për Zyrtarët Publik dhe ai për Paga, GLPS: Mangësi dhe paqartësi të mëdha

Kosova News
Kosova News 12:41 -22/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) si organizatë e specializuar në fushën e administratës publike përmes platformës së konsultimeve publike është njoftuar rreth ndryshimeve të kornizës ligjore të administratës, përkatësisht Projektligjit për zyrtarët publik dhe Projektligjit për pagat në sektorin publik.

GLPS përmes një komunikate për media ka shpalosur të gjeturat lidhur me këto dy Projektligje.

“Sa i përket Projektligjit për zyrtarët publik, vlerësimi ynë për ndryshimet e bëra përmes këtij projektligji është se të njëjtat janë mjaftë serioze dhe në fakt e ndryshojnë komplet konceptin e shërbimit civil përmes: zëvendësimit të sistemit të zhvillimit të karrierës në sistem të pozitës, vendosjes së kontratave të afatshme prej 4 viteve për pozitat menaxheriale, rikthimit të mekanizmit të ushtruesve të detyrës, degradimit dhe listave pritëse, dhe duke bërë rregullime për transfere të cilat mundësojnë ndërhyrje politike dhe jo-meritokraci si në pranimin e nëpunësve ashtu edhe në menaxhimin e tyre”, thuhet në komunikatë.

Sipas GSLP-s këto ndryshime përveç se nuk janë në pajtim me parimet e SIGMA/OECD të njëjtat praktikisht lejojnë diskrecion të politikës ditore për të ndërhyrë në shërbimin civil dhe përfundimisht për të cenuar qëndrueshmërinë e vet administratës publike e cila sinjifikohet me vet shërbimin civil.

“Këto ndryshime do të prodhojnë pasoja zingjirore dhe mund të shërbejnë si precedent për të ndërhyrë në shërbimin civil nga secila qeveri.

Në këtë drejtim, GLPS i bën thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës që ndryshimet në Ligjin për zyrtarët publik të fokusohen vetëm në ato që janë përcaktuar në aktgjykimin Nr. KO203/19 të Gjykatës Kushtetuese ndërsa ndryshimet tjera të bazohen në evidencë dhe përmes hartimit fillimisht të politikave duke përzgjedhur opsionin i cili është më i rekomanduari për zgjidhjen e problemeve të identifikuara. Institucionet përkatëse të fokusohen dhe mobilizohen në zbatimin e legjislacionit për zyrtarët publik dhe jo në zgjidhje afatshkurtra të cilat mund të sjellin pasoja të dëmshme dhe precedentë të rrezikshëm dhe dëme të pariparueshme në shërbimin civil, dhe në tërë administratën publike”, thuhet më tej.

GLPS në komunikatën për media ka njoftuar edhe për Projektligjin për Paga.

“Në anën tjetër Projektligji për pagat në sektorin publik është shumë i rëndësishëm për faktin se korniza ligjore është mjaft e fragmentuar me rreth 58 akte të ndryshme ligjore e nënligjore që kanë sjellë pabarazi të theksuar në paga për punë të njëjta në sektorin publik.

GLPS edhe për projektligjin për pagat ka identifikuar disa çështje të cilat mund të ngrisin prapë diskutim kushtetues por mund të jenë problematike edhe gjatë zbatimit në praktikë. Projektligji i ri dështon që në mënyrë thelbësore t`i adresoj çështjet e përcaktuara në aktgjykimin Nr. KO219/19 të Gjykatës Kushtetuese me të cilin shpallet i pavlefshëm Ligji Nr. 06/L-111 për pagat në sektorin publik”, thuhet në komunikatë.

“Fushëveprim jo i plotë (përsëri përjashtohen nga fushëveprimi të gjithë të punësuarit në Agjencionin Kosovar për Inteligjencë), kritere artificiale dhe abstrakte për caktimin e pagës (tipi i institucionit dhe kualifikimi të cilat në vet koeficientet nuk janë zbatuar) shkelje e vet parimit të transparencës i përcaktuar me këtë projektligj (mungon vlera e koeficientit) paga të pabarabarta për punë të njëjta, nivel më i ulët i pagave në institucione të pavarura kushtetuese, rregull i pazakontë i caktimit të pagave në nivelin lokal (duke u bazuar në numrin e popullsisë) i cili mund të jetë precedent që edhe pagat për pozicione tjera të kërkohen me këtë kriter, zvogëlim page në degën e gjyqësorit dhe kategorive tjera përkundër shtesës transitore, rritje e pagës në mënyrë lineare në bazë të përvojës pa ndonjë kufizim në kategori dhe kohë, janë vetëm disa nga të gjeturat e tona”, thuhet në komunikatë.

Më tej sipas kësaj organizate, sa i përket shtesave të propozuara me projektligjin e ri, GLPS vëren se disa nga to janë të panevojshme dhe të pajustifikueshme, nuk ka kufij në lidhje me vlerën e disa shtesave gjë që lë diskrecion të madh që lehtë mund të keqpërdoret në praktikë, ngatërrim në mes të pozitës dhe profesionit në përcaktimin e shtesës, dhe nuk është përcaktuar saktë kategoritë e përfituesve.

I tërë ky rregullim krijon ambiguitet dhe hap rrugë për keqinterpretime e keqpërdorime të mundshme gjatë zbatimit në praktikë.

Edhe tek ky projektligj, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës duhet të bazohen plotësisht në të gjeturat dhe udhëzimet e Aktgjykimit Nr. KO219/19 të Gjykatës Kushtetuese dhe të vendos standarde dhe rregulla të cilat për bazë e kanë parimin pagë e njëjtë për punën e njëjtë dhe kësaj t’i paraprij një proces klasifikimit ndërsa shtesat të rishikohen dhe parim kryesor për dhënien e tyre të jenë vetëm ato karakteristika të cilat janë të pamundshme të merren parasysh gjatë caktimit të koeficientit.

Të dy këto projektligje janë jashtëzakonisht të rëndësishme për rregullimin dhe funksionimin e mirëfilltë të administratës publike, dhe për këtë, duhet të hartohen për t’i adresuar të gjitha çështjet kryesore dhe për të mos lënë vend për keqinterpretime në të ardhmen.

Gjithashtu lexoni:

Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur

Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim

Haziri largohet nga mbledhja e LDK-së: Po analizohen rezultati zgjedhor dhe kërkesat për koalicion

Hamza pranon ftesën e Kurtit për takim

Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit

Kosova News 22/10/2022 22/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?