KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Projektligji për zgjedhjet e përgjithshme kalon fazën e parë në Kuvend
Politikë

Projektligji për zgjedhjet e përgjithshme kalon fazën e parë në Kuvend

Kosova News
Kosova News 11:24 -08/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Projektligji për zgjedhjet e Përgjithshme i ka bërë bashkë pushtetin e opozitën në Kuvendin e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë mbështetur dhe ia kanë dhënë dritën e gjelbër këtij projektligji në leximin e parë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se si kryeministër i vendit dhe kryetar i LVV-së ka shprehur përfundimin me sukses të kësaj reforme zgjedhore.

“Falënderoj komisionin dhe miqtë ndërkombëtar për kontributin e tyre profesional. Falënderoj OSBE-në dhe shoqërinë civile për qëndrimin kritik. Dua të falënderoj edhe KQZ-në për ndihmën e jashtëzakonshme me analiza e studime profesionale. Përpjekjet për reformë zgjedhore patën filluar menjëherë pas zgjedhjeve të 2010-s që patën përfunduar me parregullsi të shumta që u patën kategorizuar nga ndërkombëtarët si zgjedhje me vjedhje industriale të votave. Pas secilit proces zgjedhor ka pasur raporte që kanë shpërfaqur probleme e mangësi nga misione të bashkimit evropian. Raporti i BE-së më 2022 adresoi 23 rekomandime që përfshinin domosdoshmërinë e ndryshimeve ligjore”, ka thënë ai.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se partia e saj e mbështet projektligjin për zgjedhjet e përgjithshme.

“Duke marrë parasysh që komisioni ka marrë parasysh të adresojë të gjitha rekomandimet e BE-së ne si komision i kemi arritur të kemi konsensus të plotë. Grupi Parlamentar i LDK-së e mbështet projektligjin”, ka thënë ajo.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se për këtë projektligj janë bërë bashkë të gjitha partitë politike.

Ai ka shtuar se një mësim që është marrë nga ky proces është që kur partitë politike vendosin të bëhen bashkë për një qëllim fisnik, ato i tejkalojnë interesat e veta dhe i japin Kosovës dhe sistemit demokratik një ligj që e ka konsensusin e plotë.

“Heshtja zgjedhore gjithmonë është keqpërdorur ndërsa tani vlen vetëm prej hapjes së kutive të votimit. Pika tjetër e rëndësishme është për diasporën, votimin mund ta bëjnë në kuti postare në Kosovë, në diasporë dhe në misione diplomatike. Një padrejtësi e madhe gjatë këtij procesi lidhet me ankesën, më herë ankesa ka qenë 24 orë sot i bie që ka kohë 48 orë. Kjo nuk është reformë e thellë por kjo reformë i ka përfillur 95 për qind rekomandimet e BE-së, SHBA-së dhe OJQ-ve”, ka thënë ai.

Projektligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë sot diskutohet në seancë nga deputetët e Kuvendit

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës

Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral

Bekë Berisha dhe Burim Ramadani mbesin jashtë Kuvendit, shkak kuota gjinore

Kosova News 08/06/2023 08/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
KQZ-ja përmbyll vlerësimin e pakove të votimit me postë, 82,809 të aprovuara
18:20 -14/06/2026
Shtimja shënon Ditën e Çlirimit me koncert festiv
17:55 -14/06/2026
Vdes gruaja e lënduar rëndë në aksidentin në Autostradën “Ibrahim Rugova”
17:52 -14/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit
15:45 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?