KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Profilet false që çojnë përpara narrativat serbe, Zeneli: Po përdoren për përçarje dhe ndikim në zgjedhjet në Kosovë
Siguri

Profilet false që çojnë përpara narrativat serbe, Zeneli: Po përdoren për përçarje dhe ndikim në zgjedhjet në Kosovë

Kosova News
Kosova News 15:55 -30/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Janë bërë të shpeshta rastet e profileve në rrjetet sociale të cilat nuk dihet se kujt i shërben por megjithatë përmes profileve të paidentifikuara po dërgohen përpara narrativat e Serbisë për të krijuar përçarje në Kosovë.

Profesori universitar, Alban Zeneli në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve Ekonomia Online ka ngritur shqetësimin rreth këtyre adresave duke theksuar se ato janë bërë edhe vështirë të identifikueshme, pa çka kërkon që të futet lënda e edukimit medial si obligative në sistemin para universitar të shkollimit.

“Në profilet false nuk është që ka ndonjë adresë se ku përhapen, mënyra se si mund të identifikohen është përmes narrativave që ato përhapen në Kosovë, nëse i shohim ka disa narrative që Serbia dëshiron të shtyjë përpara në rastin e Kosovës, e para është përçarja në mes shumicës shqiptare për çfarëdo arsye, nganjëherë për arsye politike, fetare, dhe çdo përçarje e tillë do të ndikojë që shoqëria të jetë më e dobët nga kjo pikëpamje janë disa karakteristika të profileve false që mund t’i shohim dhe ti themi për publikun. Shumica e këtyre profileve janë krijuar vonë nuk kanë përmbajte tjera të publikuara, shpesh herë nuk kanë fotografi identifikuese të personave ose kanë persona dhe video të cilat janë të gjeneruar me inteligjencë artificiale, kjo tashmë bëhet një problem shumë më i madh për faktin që shumica e qytetarëve të Kosovës e kanë vështirë t’i dallojnë këto probleme nëse në të vërtetë janë dikush një person që qëndron prapa tij, nëse e shohim numrin e përgjithshëm të përdoruesve të ‘Facebook’ dhe mjeteve sociale në Kosovë e kuptojmë që ka shumë përdorues, edhe ‘TikTok’ edhe ‘Facebook’, për numër të banorëve kemi mbi një milionë përdorues të ‘Facebook’. Kjo bënë që njerëzit të ekspozohen shumë ndaj këtyre dezinformatave”, ka deklaruar Zeneli.

Zeneli ka shpjeguar taktikat e profileve false.

- Reklamë -

“Tani po flasim për një situatë tjetër ku profilet false përdoren për garë të brendshme politike. Kur flasim për këtë lloj të dezinformimit, këto karakteristika vlejnë edhe për këto profile false, normal që synimet janë për të ndikuar në zgjedhje dhe është një taktikë e cila përdoret në këto situata. Taktikë është me jep informacione të thjeshtësuar, duhet ta kuptojë publiku dhe qytetarët dhe të gjithë ne që lexojmë dhe shohim përmbajte media jo të gjitha gjërat janë të thjeshta për të shpjeguar dhe për tu transmetuar tek publiku. I dyti element çka është i rëndësishëm është emocioni, në momentin kur një përdorues i mediave sociale e gjen vetën që thotë është kështu kjo çështje atëherë duhet me ndal me menduar nëse me të vërtetë ka rënë brenda grackës së dezinformomi”, theksoi profesori.

Profesori Zeneli ka propozuar ide se si të mund të vihet kontroll mbi këto adresa dhe sesi qytetarët mos të bien pre e gjithë këtyre.

“Ka disa mënyrë akterë të ndryshëm të shoqërisë duhet të kryejnë punë të ndryshme e para dhe më e rëndësishme ministria e arsimit duhet ta kthejë lëndën e edukimit për media si lënda obligative në sistemin para universitar të shkollit, kjo do të ndihmonte që të rinjtë tanë që dalin prej procesit të shkollimit me përfituar njohur dhe shkathtësi të reja për me i rezistuar këtyre mesazhe mediale të cilat janë të deformuar. E dyta shoqëria civile, akademia, gazetarët do të duhej të punonin me grupe të cilat nuk janë në proces të shkollimit që nënkupton kategori të gjitha mbi moshën 18 vjeçare, e veçanërisht me ata mbi 50 vjeç për shkak se predispozitat për mos me kuptuar këtë nivel të teknologjisë janë më të mëdha tek njerëzit më të moshuar”, ka shpjeguar profesori Zeneli

Gjithashtu lexoni:

“Luani nga Gjilani” që nga dita e parë në VETËVENDOSJE, kërkon besimin e qytetarëve më 7 qershor

KQZ apel qytetarëve: Votimi familjar është i ndaluar dhe vepër penale

Policia jep detaje për arrestimin e dy zyrtarëve komunalë në Mitrovicë të Veriut

Lirohen nga stacioni policor kreu i Mitrovicës së Veriut Radojeviq dhe kryesuesi i Kuvendit

FSK realizon ushtrimin fushor validues Ujku i Pamposhtur 01

Kosova News 30/11/2025 30/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

“Gjuha shqipe nuk negociohet”, studentët protestojnë para ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë
15:53 -05/06/2026
“Luani nga Gjilani” që nga dita e parë në VETËVENDOSJE, kërkon besimin e qytetarëve më 7 qershor
15:21 -05/06/2026
Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët
15:13 -05/06/2026
KQZ apel qytetarëve: Votimi familjar është i ndaluar dhe vepër penale
15:09 -05/06/2026
Sot do të mbyllet përkohësisht një korsi e autostradës “Arbën Xhaferi”
14:33 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?