KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prodhimi vendor pritet të mbuloj 70% të konsumit, për çmimet së shpejti mund të merren masa
Ekonomi

Prodhimi vendor pritet të mbuloj 70% të konsumit, për çmimet së shpejti mund të merren masa

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 12:02 -13/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se konsumi i Kosovës me grurë e miell sivjet pritet të mbulohet deri në 70 për qind nga prodhimi i brendshëm, ndërsa ka paralajmëruar se së shpejti do të merren masa pas shtrenjtimit të bukës dhe disa artikujve bazë në disa komuna, pavarësisht se çmimet e grurit dhe miellit kanë rënë për 7%.

Këto deklarime ministrja Hajdari i bëri gjatë një konference për media pas një takimi që ka zhvilluar me Shoqatën e Mullisëve të Kosovës.

Hajdari tha se po e analizojnë situatën në treg dhe lëvizjen e çmimeve të produkteve esenciale ndërsa njoftoi se e kanë krijuar një grup të dytë punues, i cili do të merret me analizimin e situatës dhe mëndej do të merren masa ligjore për produktet esenciale veç e veç.

“Do të mundohemi që të lehtësojmë sa më shumë situatën për konsumatorët, me një bashkëpunim me prodhuesit e tregtaret, por duke ngritur edhe  legjislacion përkatës për situatën e krijuar. Ne tani e kemi krijuar grupin e dytë punues që do të merret me çmimet e artikujve, si gruri, buka, qumështi dhe artikuj tjerë. Ky grup së shpejti do të merr vendim se si do të vendoset për këtë çështje”, tha mes tjerash ajo.

Për rritjen e çmimit të bukës në disa furra në disa qytete të Kosovës, ministrja Rozeta Hajdari ka thënë se çmimi furnizues i importit i grurit dhe miellit ka pasur rënie që nga muaji maj për 7 për qind.

“Ndonëse kemi rritje të çmimeve në disa furra, çmimet furnizuese të grurit dhe miellit janë kryesisht në rënie. 7% zbritje nga muaji maj prej të dhënave nga Dogana. Kjo evidencë është konfirmuar edhe nga grupi punues, që tregon se në disa furra ka dallime të larta në çmime. Me këtë situatë, ne në vazhdim të analizës nga rrjeti i operatorëve të shitësve me pakicë, shohim që kemi një dallim tepër të lartë. Marzha tregtare e fitimit ka qenë nga 4 deri 19 për qind”, ka thënë ajo./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Rama pas përfundimit të Samitit: Ditë e frytshme, vendosëm për investime në disa sektorë

Presidentja Osmani: Kosova, e hapur të diskutojë me Britaninë për pranimin e migrantëve të refuzuar

Dritë jeshile nga Stambolli — Rusia dhe Ukraina pajtohen për shkëmbim të të burgosurve dhe hapa drejt armëpushimit

Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Mitrovicës

Bastisen tetë lokacione, arrestohen dy persona për tentim-vrasjen e policit në Pejë

TAGGED: gruri, konsumi
Kreshnik Llabjani 13/07/2022 13/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
overcast clouds
6° _ 6°
85%
1 km/h
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
18 °C
Wed
17 °C

Lajmet e Fundit

Rama dhe Macron inaugurojnë shkollën franceze të kodimit “Ecole 42”
23:03 -16/05/2025
FSK-ja në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i rëndë dhe flota e helikopterëve
22:56 -16/05/2025
Futbollistët e Barcelonës festojnë titullin në rrugët e qytetit
21:56 -16/05/2025
Osmani takon kryeministrin e Belgjikës, diskutojnë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës
21:22 -16/05/2025
BE-ja: Veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës në veri, rrezik për përshkallëzim
20:43 -16/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?