KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Procesi i zgjedhjes të papës së ri do të nisë më 7 maj
Botë

Procesi i zgjedhjes të papës së ri do të nisë më 7 maj

Kosova News
Kosova News 15:31 -28/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kardinalët katolikë, që u takuan në Romë të hënën, vendosën që më 7 maj të nisë konklava apo procesi për zgjedhjen e pasardhësit të Papa Françeskut, tha zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni.

Kardinalët do të marrin pjesë në një meshë solemne në Bazilikën e Shën Pjetrit, pas së cilës do të mblidhen në Kapelës Sistine dhe përmes votimit të fshehtë do të mund të votojnë për zgjedhjen e papës së ri.

Papa Françesku, 88-vjeçar, kreu i Kishës Katolike, vdiq më 21 prill, pas një sulmi në tru. Viteve të fundit ai ishte përballur me probleme shëndetësore, ndërkaq në muajt e fundit të jetës së tij ishte shtruar edhe në një spital në Romë për shkak të pneumonisë së dyfishtë.

Ati i Shenjtë u varros në në Vatikan më 26 prill, ceremoni që mblodhi mijëra besimtarë, klerikë dhe udhëheqës nga e mbarë bota.

Varrimi i Papa Françeskut i hapi rrugë mbajtjes së konklavës. Procesi i përzgjedhjes së papës është tepër i fshehtë dhe asgjë nuk do të jetë e sigurt derisa të dalë tymi i bardhë nga oxhaku i Kapelës Sistine, për t’i treguar botës se është zgjedhur një papë i ri.

Në këtë proces, kardinalët që janë nën moshën 80-vjeçare mund të votojnë për kreun e ri të Kishës Katolike Romake.

Pas caktimit të datës për nisjen e konklavës, apo këshillit të fshehtë, kardinalët, që udhëheqin departamente të rëndësishme në Vatikan dhe dioqeza në mbarë botën, do të nisin të mblidhen në Romë.

Emërimi i një pape mund të bëhet vetëm nga kardinalët. Sipas të dhënave të Vatikanit, nga 252 kardinalë, 135 prej tyre janë kardinalë votues nën moshën 80-vjeçare 108 nga këta kardinalë me të drejtë vote ishin emëruar nga Françesku, 22 nga paraardhësi i tij, Benedikti i XVI, dhe Gjon Pali II./RadioEvropaeLirë

Gjithashtu lexoni:

Irani sulmon Izraelin jugor, Tel Avivi hakmerret

CNN: Trump në prag të bombardimit të Iranit – synon të shmangë shpërthimin e një lufte të madhe

Putin thotë se Irani nuk ka kërkuar ndihmë nshtarake nga Rusia

WSJ: Trump Miratoi Planin për Bombardimin e Iranit

Netanyahu i ankohet Trumpit: Izraeli po vuan “shumë humbje, humbje të dhimbshme” nga sulmet iraniane

Kosova News 28/04/2025 28/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Thu
29 °C
Fri
28 °C
Sat
26 °C
Sun
28 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

U arrestuan në Dubai, sot pritet ekstradimi i tre shqiptarëve të shumëkërkuar
15:54 -19/06/2025
KEK: Njësia A3 e Termocentralit Kosova A ka dalë nga sistemi
15:42 -19/06/2025
Kurti pret në takim ish-kryetarin e GJND-së Hisashi Owada, e falënderon për rolin në opinionin e GJND-së pë pavarësinë e Kosovës
15:28 -19/06/2025
Publikohen raportet e audituara financiare të partive politike, kush sa ka të hyra e sa shpenzime
15:09 -19/06/2025
Auditori thotë se pasqyrat financiare të LDK-së kanë mungesë transparence dhe kontrolli
15:01 -19/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?