KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Procesi i Vettingut në drejtësi, ka filluar rrugën drejt finalizimit
Politikë

Procesi i Vettingut në drejtësi, ka filluar rrugën drejt finalizimit

Kosova News
Kosova News 09:00 -14/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Procesi i Vettingut në drejtësi, ka filluar rrugën drejt finalizimit. Që ky proces të përmbyllet me sukses, duhet të amendamentohet Kushtetuta, për çka nevojiten votat e 2/3 e deputetëve, përfshirë edhe 2/3 e votave të komuniteteve. Njohës të drejtësisë thonë se Lëvizja Vetëvendosje, duhet të punojë që t’i bindë deputetët që ta përkrahin Vettingun. Në këtë parti, ndërkaq thonë se po punojnë në këtë drejtim.

Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, më 4 shtator, proceduan në Kuvend dosjen me dokumentet për Vettingun në drejtësi.

Dosja përmban edhe propozim-amendamentet kushtetuese dhe projektligjin për vettingun. Këto dokumente pritet të shqyrtohen në muajt në vijim, gjatë sesionit dimëror të legjislativit.

Për përmbylljen me sukses të Vettingut, janë të domosdoshme ndryshimet e Kushtetuese, për të cilat duhen votat e 2/3 të të gjithë deputetëve, përfshirë edhe 2/3 e votave të deputetëve të komuniteteve.

- Reklamë -

Në këtë rast, partia në pushtet ka nevojë për vota nga opozita, e problem mund ta ketë edhe sigurimin e votave të Listës Serbe.

Gëzim Shala, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se Vetëvendosje duhet të punojë që t’i bindë deputetët që të japin votën pro Vettingut.

“Definitivisht i takon shumicës parlamentare dhe qeverisë që të zhvillojë bisedime dhe të bindë opozitën dhe komunitetet jo shumicë që të japin votën për vettingun. Nëse nuk arrihet që të ndryshohet kushtetuta, sipas procedurës, e cila është konsiderueshëm e vështirë për t’u kaluar, Vettingu nuk mund të bëhet. Nëse nuk ka një dakordim të tillë, në mënyrë që të sigurohen 2/3 e votave të të gjithë deputetëve, një proces i tillë nuk mund të përmbyllet”, tha për RTK, Shala.

Meqë procesi i Vettingut është me interes vital, Shala i tha Radio Kosovës se duhet të ketë konsensus politik dhe përkrahje nga opozita.

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, teksa zotohet se do t’i respektojnë të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias në lidhje me Vettingun në Kosovë, thotë se shpreson në bashkëpunimin edhe me opozitën.

Ai tha tutje se shpreson që Vettingu do të përmbyllet me sukses dhe se për këtë, janë të gatshëm për bashkërendim me opozitën.

“Vettingu është domosdoshmëri shoqërore dhe institucionale në Kosovës. Si i tillë do të realizohet. Realizimi i vettingut sipas opsionit të pestë të propozuar, kërkon ndryshime kushtetuese. Natyrisht ne jemi të interesuar për të krijuar konsensusin e gjerë politik e shoqëror për t’i miratuar këto ndryshime, sepse reforma në drejtësi është reformë sistematike dhe strategjike, dhe që tejkalon një mazhorancë dhe një mandat”, tha ai. 

Ndërkohë, në lidhje me mënyrën se si po synohet të realizohet procesi i Vettingut nga opozita, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe ai Prokurorial, tashmë kanë shprehur disa kundërshtime.

Gjithashtu lexoni:

Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën

Haxhiu në mbështetje të dr. Metë Shatrit: Studentët dhe rinia mbeten prioritet i qeverisjes sonë

Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend

Theren me thikë dy persona në Prizren, policia jep detajet e fundit

FSK-ja merr pjesë në konferencën e NATO-s në Gjermani

Kosova News 14/09/2022 14/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 13°
89%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
23 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C
Tue
24 °C

Lajmet e Fundit

Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën
22:44 -04/06/2026
Haxhiu në mbështetje të dr. Metë Shatrit: Studentët dhe rinia mbeten prioritet i qeverisjes sonë
22:36 -04/06/2026
UP-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CIHEAM Montpellier dhe CIHEAM Zaragosa
21:16 -04/06/2026
Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së
21:03 -04/06/2026
Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend
20:19 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?