KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Procesi gjyqësor në Hagë, në fazën vendimtare
Lajme

Procesi gjyqësor në Hagë, në fazën vendimtare

Kosova News
Kosova News 21:15 -06/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, po i afrohet fundi fazës së Prokurorisë. Radhën e ka mbrojtja, e cila pritet të paraqesë dëshmitarët dhe provat në fund të gushtit. Avokatët kërkojnë që të dëgjohen dëshmitarë me njohuri të drejtpërdrejtë dhe të dokumentohen të dhëna që, sipas tyre, tregojnë manipulime nga Serbia.

Procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së po hyn në fazën vendimtare. Por, sipas avokatit Skënder Musa, akuzat kryesore nuk mund të rrëzohen pa u dëshmuar dëshmitarët e mbrojtjes dhe pa u shqyrtuar provat që ajo do të paraqes. Ai thotë se nuk mund të pritet drejtësi e plotë ne aspektin jurid- formal , duke pasur parasysh që, sipas tij, kjo gjykatë është themeluar me kërkesë të Serbisë.

“Numri i dëshmitarëve të mbrojtjes do të jetë dukshëm më i kufizuar sesa ai i Prokurorisë, pasi kjo e fundit nuk ka bërë asnjë selektim real të dëshmitarëve. Kemi parë dëshmitarë që nuk kanë pasur as idenë pse janë ftuar të dëshmojnë. Ne që e kemi njohur situatën gjatë dhe pas luftës, kemi parë disa prej tyre të deklaruar publikisht si dëshmitarë të rrejshëm. Megjithatë, nuk besoj se ndonjëri prej tyre ka dëshmuar për krime lufte apo kundër njerëzimit – si trajtim çnjerëzor – sepse këto nuk kanë ndodhur, as gjatë luftës dhe as pas saj”, tha Musa.

Musa shton se Serbia kishte paraqitur si civilë edhe pjesëtarë të forcave të saj të armatosura.

“Serbia ka arritur të paraqesë edhe pjesëtarët e policisë dhe ushtrisë si civilë. Besoj që mbrojtja deri tani ka arritur të demaskojë raste të tilla, por puna duhet të vazhdojë: personat që janë paraqitur si civilë të zhdukur apo të vrarë – e që në të vërtetë kanë qenë pjesëtarë të forcave të armatosura – duhet të identifikohen me emër dhe mbiemër. Në luftë, askush nuk mund të përgjigjet penalisht nëse gjatë betejës vret ushtarë, policë apo oficerë. Këto fakte duhet të dokumentohen dhe argumentohet qartë që nuk bëhet fjalë për viktima civile, por për persona të armatosur”, tha avokati Musa.

Në këtë fazë, avokati Emrush Kastrati thotë se mbrojtja duhet të sjellë dëshmitarë që kanë njohuri të drejtpërdrejta për luftën dhe për UÇK-në.

“Nëse e sheh të arsyeshme me paraqitjen e dëshmitarëve të apo nëse ka vlerësuar se provat që ka paraqitur organi i akuzës deri më tani nuk kanë ndonjë vlerë juridike që mund të inkriminohen krerët e UÇK-së. Në rast se vlerësojnë se do të ketë dëshmitarë të rinj të mbrojtjes atëherë natyrisht që konferencës statusore mund t’i paraqiten dëshmitarët e mbrojtjes për të vazhduar procesi gjyqësor”, tha Kastrati

Sipas afateve të përcaktuara nga Trupi Gjykues, mbrojtja duhet ta dorëzojë listën e dëshmitarëve dhe provave deri më 21 korrik, ndërsa paraqitja zyrtare e rastit të saj pritet të nisë në fund të gushtit.

Gjithashtu lexoni:

Digjen ara me grurë dhe pyje në Lubizhdë të Malishevës

Peci publikon foto nga Mitrovica Veriore: Freski, qetësi e siguri në veri

Osmani: Loxha ishte më shumë se fushëbetejë, simbol i rezistencës për të mos u kthyer kurrë në robëri

Shahini i reagon kompanisë ‘Pastrimi’: Krejt fëlliqësirat e mbeturinave që presohen po rrjedhin në rrugët e lagjes Mati1

Gjuajti me armë në rrethana të paqarta, IPK rekomandon suspendimin e një polici

Kosova News 06/07/2025 06/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
21° _ 21°
64%
2 km/h
Mon
37 °C
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
19 °C

Lajmet e Fundit

Nesër fillon Universiteti Ndërkombëtar Veror i Prishtinës
23:05 -06/07/2025
Përplasje ndërmjet policisë dhe studentëve në Serbi
22:33 -06/07/2025
Digjen ara me grurë dhe pyje në Lubizhdë të Malishevës
21:53 -06/07/2025
Bajqinovci, Hazirit: Nuk jeni as për zgjedhje, as për bashkëqeverisje – për çka jeni?
20:31 -06/07/2025
Rute: Lufta e Tretë Botërore mund të fillojë me pushtime të njëkohshme të Xi Jinpingut dhe Vladimir Putinit
19:50 -06/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?