KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prizrenasi lëshon fajde për fqinjin në gjendje të rëndë financiare, Ia mori 2800 euro për 1000 euro
Siguri

Prizrenasi lëshon fajde për fqinjin në gjendje të rëndë financiare, Ia mori 2800 euro për 1000 euro

Kosova News
Kosova News 10:48 -15/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë kundër dy të dyshuarve F.GJ., dhe A.D., të dyshuar për fajde.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehurit F.GJ. nga fundi i vitit 2020 e deri në fillim të vitit 2022, me qëllim të përfitimit i ka lëshuar borxh para një personi në gjendje të rëndë financiare të cilit i duheshin mjetet për shërimin e djalit të sëmurë. Atij më pas i ka caktuar kamatë të lartë për borxhin.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri F.GJ., nga data 23.11.2020 në vazhdimësi deri më datë 02.02.2022, në Prizren, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit SH.H., në atë mënyrë që pasi i dëmtuari ishte në gjendje të rëndë financiare dhe i duheshin të holla për shërimin e djalit të sëmurë, duke e njohur të pandehurin ngase me të njëjtin kanë jetuar më parë në fqinjësi, shkon tek i pandehuri F.GJ., nga i cili merr 1,000 euro të holla, ku me rastin e dhënies së të hollave i pandehuri e paralajmëron se për çdo vonesë duhet të paguaj nga 200 euro kamata mujore, i dëmtuari për 14 (katërmbëdhjetë) muaj rresht vazhdon të paguaj nga 200 euro kamata mujore duke i dhënë në total 2,800 euro të pandehurit, mirëpo më datë 24.01.2022 kur nuk arrin t’ i jap të hollat, i pandehuri e paralajmëron se përveç 1,000 eurove të borxhit dhe 200 eurove në emër të kamatës së muajit janar 2022, për çdo vonesë i dëmtuari duhet të paguaj kamata ditore nga 20 euro, nga të cilat 1,000 euro i dëmtuari i jep më datë 02.02.2022, me ç’rast i pandehuri me paratë e marra arrestohet në flagrancë. Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprën penale ‘Fajdeja’”, thuhet në aktakuzë.

Po ashtu, sipas aktakuzë, F.GJ., ka përdorur edhe dhunën ndaj viktimës. Ndërkohë, i dyshuari tjetër, A.D., dyshohet se e ka ndihmuar F.GJ., që ta kryejë veprën e fajdes.

“Po ashtu, i pandehuri F.GJ., përdor forcën dhe kanosjen serioze në mënyrë permanente ndaj të dëmtuarit SH.H., për ta detyruar këtë të fundit të kryej veprime në dëm të pasurisë së tij dhe atë duke e sulmuar fizikisht dhe duke e kanosur me qëllim të realizimit të përfitimit. Kur i dëmtuari i përgjigjet se nuk ka arritë t’i siguroj paratë dhe kërkon kohë shtesë, i njëjti fillon të bërtasë dhe ta shajë të dëmtuarin, më pas ia përplasë telefonin për toke dhe e godet me grusht në pjesën e djathtë ballore dhe gjithashtu me dorezë të briskut e godet në kokë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprat penale “Detyrimi” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” sipas KPRK-së”, thuhet më tej në aktakuzë.

Lidhur me këtë rast, prokurori i rastit ka kërkuar nga Gjykata të urdhërojë kryerësit e veprave penale për të paguar shumë të barasvlershme për dëmin ndaj të dëmtuarit nga paratë e sekuestruara, ose nga të njëjtit të konfiskohen të hollat e sekuestruara dhe me të njëjtat të kompensohet viktima SH.H., dhe atë të hollat si më poshtë: Një kartëmonedhë letre 200 euro, pesëmbëdhjetë kartëmonedha letre nga 100 euro, një kartëmonedhë letre 20 franga zvicerane, një kartëmonedhë letre 10 franga zvicerane, dy monedha metali 1×20 cent dhe 1×10 cent.

Gjithashtu lexoni:

Në ditën e zgjedhjeve, Policia sekuestron arsenal armësh në Zubin Potok

Një qytetar në Shtime dëmton fletëvotimin e tij, tenton të votojë në emër të bashkëshortes

Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00

Policia jep detaje mbi aksidentin që i mori jetën Fatjon Bunjakut

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile

Kosova News 15/11/2022 15/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Në ditën e zgjedhjeve, Policia sekuestron arsenal armësh në Zubin Potok
14:41 -07/06/2026
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore
13:51 -07/06/2026
Një qytetar në Shtime dëmton fletëvotimin e tij, tenton të votojë në emër të bashkëshortes
13:47 -07/06/2026
Molliqaj thotë se aa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë
13:43 -07/06/2026
Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00
13:38 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?