Rrugët e komunës së Prizrenit, të cilët tash e disa javë janë duke u asfaltuar sipas kontratës tre vjeçare në vlerë prej 1.5 milionë eurosh, tashmë kanë filluar të hapen gropa ende pa kaluar as një muaj prej asfaltimit të tyre.
KosovaNews, ka siguruar disa fotografi në njërën nga të cilët shihet një gropë e hapur në rrugën Remzi Ademaj të Prizrenit, që u asfaltua para pak javësh:

Po ashtu edhe në fotografinë e mëposhtme vëreget degradimi i asfatlit të saposhtruar:

Ndërkaq, në rrjetë sociale janë shpërndarë edhe disa fotografi për degradimin e rrugës Adem Jashari, për të cilët drejtori i Shërbimeve Publike Çelë Lamaj, ka një sqarim.

I pyetur nga KosovaNews në lidhje me çështjen, drejtori Lamaj, ka thënë se prishja e asfaltit është bërë për shkak të ndërhyrjeve për rregullimin e gypave të ujësjellësit te cilët kishin pëlcitur.
Sipas tij, gërryerja e asfaltit 4 centimetrash të shtruar para pak javësh, është bërë për shkak se duhej të intervenohej për rregullimin e gypave të dëmtuara.
“Aty ka pasur gypa të ujësjellësit të cilët kanë pëlcitur, sot është bërë riparimi tyre dhe nuk ka lidhje me asfaltin e ri që është shtruar. Defekte të gypave ka pasur në dy vende, në rrugën Adem Jashari edhe prapa Shtëpisë së Bardhë, ku ka intervenuar Hidroregjioni Jugor. Rruga është shtruar asfalt vetëm 4 centimetra, vetëm e kemi gërryer asfaltin, për shkak se duhej të intervenohej për rregullimin e gypit të dëmtuar.”, ka thënë Lamaj për KosovaNews.
Ai, po ashtu ka dërguar edhe disa fotografi, të cilët dëshmojnë ndërhyrjet e Hidroegjionit.

Asfaltimi i rrugëve të Prizrenit, është duke u bërë në bazë të kontratës 1.5 milion euro, me Kompaninë “Drini” që ka hyrë në fuqi me 22 maj/KosovaNews/


Lexo po ashtu: