KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prizren – Prishet rruga që u shtrua dje, shkak ngutja e Shaqir Totajt
Tjera

Prizren – Prishet rruga që u shtrua dje, shkak ngutja e Shaqir Totajt

Kosova News
Kosova News 22:55 -08/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Lagja “Ralin” e qytetit të Prizrenit u asfaltua jo më larg se një ditë më parë (7 korrik), por pa kaluar as 24 orë asfalti i shtruar është thyer nga ekipet e KEDS-it, për shkak të punimeve që ky ekip nuk i kishte përfunduar ende.

E gjithë kjo, sipas asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Selman Sokoli, ka ndodhur për shkak se gjatë asfaltimit është harruar diçka.

“Kështu shtohen shpenzimet, s’ka kualitet, s’ka planifikim dhe në fund prap duhet me intervenu pas një kohe të shkurtër”, ka shkruar Sokoli.

Sipas tij, krejt kjo kujton Kosovën e para 14 shkurtit 2021, kur PDK, AAK dhe LDK ishin në pushtet.

Duke reaguar në lidhje me çështjen, edhe asambleja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Bushrani, ka thënë se deri te thyerja e asfaltit ka ardhur si rezultat i ngutjes së kryetarit të Komunës, Shaqir Totaj, për përfundimin e punimeve në kohë më të shkurtë.

Ndërkaq, mbarëvajtjen e këtyre punimeve e kishte parë nga afër vetë kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, gjatë ditës së djeshme (7 korrik), duke shkruar në Facebook se po punohet në mënyrë efikase që projekti të përfundojë sa më shpejtë.

Për të marrë një sqarim në lidhje me këtë, KosovaNews ka pyetur zëdhënësen e Komunës së Prizrenit, Jona Hoxhaj, por nuk ka arritur të marrë përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi.

Gjithashtu lexoni:

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

Një i vdekur e tre të lënduar në aksidentin e rëndë në Komoran

Mbahet seanca fillestare ndaj Endrit Llapashticës dhe Dardan Marevcit

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Parkut Industrial në Podujevë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, automjeti me targa të Kosovës përplaset me një kamion – 4 të lënduar

TAGGED: asfalti, Prizren
Kosova News 22/07/2022 08/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?