KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prizren: Kuvendarët e opozitës kundërshtojnë që i përfoluri, Arben Shala, të riciklohet në Komisionin për drejtor shkollash
Politikë

Prizren: Kuvendarët e opozitës kundërshtojnë që i përfoluri, Arben Shala, të riciklohet në Komisionin për drejtor shkollash

Kosova News
Kosova News 15:40 -02/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kuvendarja opozitare në Prizren, Dafina Alishani në emër të grupit të Vetëvendosjes reagoi fort ndaj propozimit të Drejtorisë së Arsimit, që Aben Shala, i përfolur në medie për dyshime në kurdisje të konkursit, të riciklohet në Komisionin për drejtor shkollash, duke thënë se ai është i varu nga pushteti

Propozimi për formimin e komisionit përzgjedhës për drejtorë shkollash të komunës, në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal (KK), shkaktoi reagim tek kuvendarët opozitarë.

Në Komisionin e prezantuar para Asamblesë, kishte emra të mëparshëm, përfshirë edhe Arben Shalën, që pushteti i Shaqir Totajt, po mundohet ta kontrabandojë si “të pavarur”.

Kjo shkaktoi reagim nga kuvendarët Selman Sokoli e Dafina Alishani (VV), të cilët patën kritika, sidomos ndaj emrit të Shalës, duke kujtuar audio-incizimet për të dala në medie, me dyshime për kurdisje në konkurset e mëparshme.

“Mos na fyeni me këtë ekspert i pavarur. Hiqjani PA – dhe bëni Arben Shala ekspert i varur, është komplet i varur prej politikave tuaja, e keni njollos me pazaret e juaja”, iu drejtua Alishani drejtuesve të pushtetit lokal, në sallën e KK-së.

Në një audio-incizim të publikuar kohë më parë, nga Gazeta Insajderi, Arben Shala dëgjohej derisa fliste për rastin e përzgjedhjes së drejtoreshës së gjimnazit “Gjon Buzuku”, e ku përmendeshin edhe trikat gjatë përzgjedhjes.

Alishani tha se opozita nuk i ka harruar manipulimet e bëra dhe assesi nuk i do këta njerëz, që kanë bërë marrëveshje me pushtetin, derisa e lëshoi audio-incizimin e Shalës, por iu ndal mikrofoni nga Kryesuesja e KK-së.

Opozita në Prizren e ka kritikuar pushtetin e Totajt, se e ka kundërshpërblyer Arben Shalën për “shërbimin” ndaj pushtetit, duke ia dhënë 39 mijë euro, në dy pjesë.

Herën e parë Shalës i janë ndarë në formë suvjencioni 14 mijë euro në emër të shoqatës Plan, të cilën sapo e kishte regjistruar. LDK ndërkaq pati reaguar se Komuna e Prizrenit ia dha tenderin afro 25.000 eurosh, operatorit anonim “Consulting and Menagement Group”, për projektin “Hartimi i planit për zhvillimin e arsimit në Komunën e Prizrenit”, ku figuronte numri i telefonit të Arben Shalës.

Alishani ndërkaq ka akuzuar pushtetin e Totajt se e kapluar frika në vitin e fundit të qeverisjes, ndonëse është dëshmuar “pazarxhi i mirë që po di të blejë asamblistë kundrejt punësimeve”. /Gazeta e Prizrenit.

Gjithashtu lexoni:

Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën

Gjini: Kurtin e takoj vetëm publikisht, para kamerave

Cakolli: Afati për konstituim të Kuvendit përfundon nesër në mesnatë

Kurti: Duhet marrëveshje për presidentin për të shmangur zgjedhjet

Kurti tregon se kur do të mund të mbahet seanca e radhës

Kosova News 02/10/2024 02/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
49%
2 km/h
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
20 °C

Lajmet e Fundit

Tragjike: Tre mërgimtarë vdesin në një aksident trafiku në Gjermani, po ktheheshin nga pushimet në Kosovë
23:01 -06/08/2026
Nga laboratori në terren: MINTI dhe AUV nisin verifikimin e produkteve të qumështit në mbarë vendin
21:59 -06/08/2026
Shoqata e Qumështoreve përkrah aksionin e MTI-së: Të hetohet mashtrimi 15-vjeçar me produktet e qumështit
21:55 -06/08/2026
Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën
20:53 -06/08/2026
Gjini: Kurtin e takoj vetëm publikisht, para kamerave
20:46 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?