Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Janina” në Prizren. Rasti është raportuar sot rreth orës 12:51 nga Emergjenca, ndërsa viktima është identifikuar si M.G., i lindur në vitin 1952 dhe banor i Prizrenit.
Sipas Policisë së Kosovës, i ndjeri jetonte i vetëm. Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku në vendin e ngjarjes.
Në vendin ku është gjetur trupi kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, të cilat kanë filluar hetimet dhe veprimet procedurale të nevojshme.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prizren për autopsi, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.