Deri një orë e gjysmë po duhet qytetarët të presin për të dalë nga Kosova nëpërmjet pikës kufitare Merdar.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e fundit pak para orës 11:00.
Pritjet më të gjata janë në Merdar rreth një orë e gjysmë për të dalë nga Kosova. e në pikët tjera kufitare gjendja është normalizuar. Te Dheu i Bardhë, Muçibabë dhe Jarinje pritjet janë 10 deri 15 minuta. Po ashtu edhe Bërnjak pritjet janë 5 deri 10 minuta.


