Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë lënduar tre punëtorë dje në Prishtinë, më këtë rast një person i dyshuar është arrëstuar.
Sipas Policisë, thuhet se rasti është iniciuar si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse në vendin e punës”.
“Prishtinë / 06.08.2024 – 15:30. Është arrestuar një person i dyshuar pasi që në vendin e punës ishin lënduar tre viktimat meshkuj kosovarë të cilët janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar.


