KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prishtina i ndali shujtat – Nxënësit, prindërit dhe drejtues të shkollave, kërkojnë të rikthehen
Arsim

Prishtina i ndali shujtat – Nxënësit, prindërit dhe drejtues të shkollave, kërkojnë të rikthehen

Kosova News
Kosova News 14:20 -30/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Nxënësit dhe prindërit e tyre, si dhe drejtues të shkollave, po kërkojnë që shujtat të rikthehen për nxënësit e Komunës se Prishtinës, duke vlerësuar se ushqimi që marrin ata, është i sigurt, por edhe krijon barazi te nxënësit.

Drejtues të Komunës se Prishtinës, kanë bërë të ditur se janë në proces të përgatitjes së draft/planit për shujtat e nxënësve.

Dhënia e shujtave për nxënësit e shkollave fillore në Komunën e Prishtinës, nga prindërit po vlerësohet si një ndihmesë për familjet që kanë fëmijët  e tyre  në  shkollë. Salie Osmankaq, nga Këshilli i Prindërve, i tha Radio Kosovës se sigurimi i shujtave për nxënësit është shumë i nevojshëm pasi krijon siguri për ushqimin që marrin, si dhe krijon barazi te të gjithë nxënësit.

 “Është shumë e rëndësishme që komuna ta këtë parasysh rikthimin e shujtave për nxënësit se paku për nxënësit e klasave të para deri të pestën. Kjo do të siguronte që fëmijët se pari të ndiheshin mirë dhe të ndiheshin të sigurt në kuptimin se marrin ushqim të kontrolluar. Dhe tjetra është shumë e rëndësishëm sepse krijohet ndjesia e barazisë. Përmes një veprimi që ne e kemi parë që komuna mund të arrijë ta bëj”,ka thënë Osmankaq.

Të rëndësishme e shumë të nevojshme këtë gjë po e sheh edhe drejtoresha e Shkollës fillore “Ismail Qemaili” në Prishtinë, Mimoza Krasniqi. Ajo i tha Radio Kosovës se përvoja e më hershme kur komuna ka siguruar shujtat për nxënësit ishte pozitive, pasi që ka siguruar edhe barazi te nxënësit.

” Sipas përvojave që kemi pasur më herët, shpërndarja e shujtave ka qenë një gjë shumë pozitive. Shpërndarja e shujtave ndikon pozitivisht te nxënësit për shumë arsye. Ajo që është kryesore është që ushqimi që vjen te fëmijët është për të gjithë i njëjtë dhe kjo gjë është pozitive pasi disa fëmijë nuk kanë mundësi të marrin ushqime të llojllojshme dhe shpërndarja e shujtave mundëson të këtë barazi në mes të nxënësve”, ka thënë Krasniqi. 

Rreth kësaj çështjeje, Radio Kosova ka pyetur përgjegjësit në Komunën e Prishtinës, se a pritet dhe kur do të fillohet më shpërndarjen e shujtave për nxënës. Drejtoresha e Arsimit, në komunën e Prishtinës ,  Besianë Musmurati në një përgjigje me shkrim i tha Radio Kosovës se  janë në proces të përgatitjes së planit për shujtat e nxënësve.

“Aktualisht, jemi në proces të përgatitjes së draft/planit për shujtat e nxënësve. Për detaje të tjera ju njoftojmë në momentin që përfundon procesi” , thuhet në përgjigje.

Edhe psikologët, shpërndarjen e shujtave po e vlerësojnë shumë pozitive, pasi marrja e ushqimit i ndihmon fëmijët të koncentrohen në mësim, ndërsa rëndësi e veçantë është se ushqimi është i kontrolluar dhe eliminon pabarazitë në mes të nxënësve.

Aktualisht në Kosovë, disa komuna vazhdojnë të shpërndajnë shujta ushqimore për nxënësit nga klasa e parë deri në të 5-ën.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Turqia forcojnë bashkëpunimin doganor

Murati: Gjykata Kushtetuese konfirmon obligimin e deputetëve për të marrë pjesë në votim

Sot tentimi i 40-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Komandanti i KFOR-it: Tensionet në veri dëshmojnë nevojën për dialog të sinqertë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

68.6% kalueshmëria e Provimit të Maturës

Kosova News 30/04/2023 30/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Kusari njofton se Prokuroria ka hudhur poshtë kallëzimin penal ndaj Llugaliut: Kam të drejtë të bëj ankesë në Prokurorinë e Apelit
17:03 -01/07/2025
Detaje nga takimin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian
16:18 -01/07/2025
Shaip Kamberi thotë se do t’i bojkotojë punimet e ardhshme të Kuvendit të Serbisë
15:43 -01/07/2025
Kosova dhe Turqia forcojnë bashkëpunimin doganor
15:22 -01/07/2025
Instituti i Psikiatrisë kërkoi kohë shtesë për ekzaminim psikiatrik të Naim Murselit, anulohen dy seanca të planifikuara
14:59 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?