KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prishtina ende pa zgjidhje për grumbullimin e mbeturinave
Lajme

Prishtina ende pa zgjidhje për grumbullimin e mbeturinave

KosovaNewss
KosovaNewss 21:19 -21/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Janë bërë një javë që kur kompania “Pastrimi” ka ndërprerë shërbimin për grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë. Si pasojë kontejnerët janë stërmbushur e qytetarët ankohen për kundërmim. Nga Kuvendi i Prishtinës kanë propozuar një komision aksionarësh për mbikëqyrjen e punës së kompanisë “Pastrimi”.

Situata me mbeturina në Prishtinë vetëm sa po rëndohet. Kontejnerët e stërmbushur kanë zënë trotuaret, për çka kalimtarët po detyrohen të ecin në mes të rrugës.

Kjo gjendje bëhet edhe më alarmante, kur pranë tyre kalojnë qytetarët që ankohen për kundërmim, derisa rrezikohet edhe shëndeti, sidomos i fëmijëve të vegjël.

“Po bëhen 2-3 javë, mbeturinat mbushen plot këndej. S’mundet njeriu të kalojë prej mbeturinave. Mos të flasim për papastërti dhe ka dukje të keqe, shpresojmë se shumë shpejt të bohet një zgjidhje e mirë”, thonë qytetarët.

Si pasojë e situatës së krijuar nga mosgrumbullimi i mbeturinave nga kompania “Pastrimi”, asamblisti i Aleancës Kosova e Re në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Mehmeti, ka dalë me një propozim.

“Kërkoj urgjentisht që të formohet, të zgjidhet në realitet komisioni i aksionarëve të ndërmarrjeve lokale e cila do ta mbikëqyr punën e bordit dhe ndërmarrjes komunale ‘Pastrimi’. Do të thotë kuvendi komunal që disa muaj dhe vite nuk e ka funksional komisionin i cili është mbikëqyrës i rrethanave të krijuara në ndërmarrje”, tha Mehmeti.

Madje, për këtë Mehmeti filloi edhe mbledhjen e nënshkrimeve të asamblistëve komunalë që të mblidhen në një seancë të jashtëzakonshme të kuvendit të Prishtinës për ta miratuar këtë nismë si dhe të diskutohet për situatën alarmante në të cilën ndodhet kryeqyteti.

RTK ka pyetur edhe kryeshefin ekzekutiv të “Pastrimit”, Petrit Reçica, për këtë propozim, por i cili nuk është përgjigjur.

Nga 14 maji, kompania “Pastrimi” ka ndërprerë shërbimin për grumbullimin e mbeturinave në kryeqytet, me arsyetimin se Komuna e Prishtinës nuk po ua paguan borxhin që ka ndaj kompanisë.

Gjithashtu lexoni:

Hyn në fuqi Ligji për Këshillin Prokurorial Haxhiu: Reforma nuk ndalet

Zvicra mbështet Kosovën për anëtarësim në BE, Keller-Sutter: Bota po përjeton një ristrukturim të thellë

Dashni e jashtëzakonshme për Osmanin në Zvicër — ka një mesazh të fuqishëm për diasporën shqiptare

Morën 20 euro ryshfet, aktakuzë dy zyrtarëve policorë

Gjobat ndaj partive do të ndalen në mjete financiare

KosovaNewss 21/05/2025 21/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
light rain
14° _ 13°
88%
2 km/h
Thu
21 °C
Fri
21 °C
Sat
15 °C
Sun
9 °C
Mon
10 °C

Lajmet e Fundit

Tottenham Hotspur fiton Ligën e Evropës, mposht Manchester Unitedin në finale
23:07 -21/05/2025
Mustafa: LDK-ja nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana
22:19 -21/05/2025
Ambasadori francez kërkon që sa më shpejt të krijohet qeveria e re
21:57 -21/05/2025
Trepça, kampioni i ri i Kosovës në basketboll
21:51 -21/05/2025
Ngritja e Akademisë së Forcave Ajrore, e domosdoshme
20:46 -21/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?