Sot kanë filluar punimet në krijimin e rrugës së re e cila do të lidhë Lakrishtën me Fushë Kosovën përmes nënkalimit në rrethrrotullimin e Lakrishtës.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tha se me këtë rrugë do të ketë reduktim të kolonave përmes krijimit të rrugës së re.
“Filluam punimet në krijimin e rrugës së re e cila do të lidhë Lakrishtën me Fushë Kosovën përmes nënkalimit në rrethrrotullimin e Lakrishtës. Krijimi i saj do të shkarkojë komunikacionin në rrugët “Tirana” dhe “Bill Klinton”, ka shkruar Rama në facebook.


